LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo Sharka reagon pas vdekjes së babait: Kam falënderuar Zotin që dola nga shtëpia pikërisht në momentin kur im atë kishte nevojë për mua

Ronaldo Sharka reagon pas vdekjes së babait: Kam falënderuar Zotin që dola nga shtëpia pikërisht në momentin kur im atë kishte nevojë për mua

Ish-banorit të Big Brother VIP Albania, Ronaldo Sharkës, i vdiq babai pak ditë më parë.

Ai vuante prej vitesh nga kanceri, gjersa ishte vetëm 52-vjeçar.

Gazetari me këtë rast ka bërë një postim në rrjete sociale, me anë të të cilit falënderon të gjithë për ngushëllimet.


Ai po ashtu thekson se doli nga shtëpia e famshme e Shqipërisë, pikërisht në momentin kur i ati kishte nevojë.

Ish-banorit të BBVA Ronaldo Sharkës i vdes babai, një ditë pasi produksioni njoftoi se do të merrte përsipër shpenzimet e shërimit
Lexo po ashtu Ish-banorit të BBVA Ronaldo Sharkës i vdes babai, një ditë pasi produksioni njoftoi se do të merrte përsipër shpenzimet e shërimit

Postimi i plotë i Ronaldos (pa ndërhyrje):

“Ky postim per te gjithe ju…. Ne emrin tim dhe te familjes time, ju falenderojme publikisht per ngushellimet dhe te gjithe mbeshtetjen emocionale qe na keni dhene te gjithe, jo vetem te afermit, shoqeria e koleget, por te gjithe shqiptaret, ndaj ju kerkoj ndjese publikisht nese nuk kam mundur t’i pergjigjem mesazheve tuaja por besoj qe me mirekuptoni ne kete pjese, pasi jane me mijera.

Ne nje momet te dyte do ulem dhe do i shoh nje per nje. Dhimbjen nuk e sheron asgje, koha mbase… por ju na keni dhene shume dashuri keto dite ndaj na e keni lehtesuar sado pak. Im ate u largua i ri, vetem 52 vite jete pavaresisht qe semundja e “plaki” para kohe, ama ne 52 vite jete tregoi qe mundet edhe te jesh njeri i mire, ne kete bote komplekse, dhe pavaresisht “plakjes” fizike, semundja nuk ia doli t’i plakte shpirtin dhe zemren.

Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama per tim ate po. Do kem gjithe jeten kujtimin me te bukur, perqafimin me te ndjere me audio dhe video, qe sa here te me marre malli do e shoh.

Keto dite kam falenderuar Zotin qe kam dale nga shtepia pikerisht ne ate moment, kur im ate kishte nevoje per mua. Faleminderit edhe nje here, nuk di si t’ju falenderoj madje, por faleminderit nga zemra . Babi, te dua”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori