LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo refuzon ofertat nga Roma, Tottenham dhe Blackburn

Ronaldo refuzon ofertat nga Roma, Tottenham dhe Blackburn

Roma është lidhur me një ofertë të dështuar gjatë verës për yllin e Corinthians, legjendën e futbollit, brazilianin Ronaldo.

Sipas raporteve në Brazil, ai ka pasur ofertë jo vetëm nga Roma, por edhe nga Tottenham, Blackburn Rovers si dhe një varg klubesh nga Amerika dhe Katari.

Pavarësisht ofertave të majme në tavolinë, Ronaldo i ka hedhur poshtë ashtu që të mund të luajë në Copa Libertadores me Corinthians.

Ronaldo ka rikthyer formën dhe karrierën pas kthimit në kampionatin brazilian me Corinthians, pasi karriera e tij u vu në pyetje gjatë lëndimit të gjurit që pësoi me Milanin, vitin e kaluar.