LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo nuk do të paraqitet kundër Realit në ndeshjet miqësore të Juventusit?

Ronaldo nuk do të paraqitet kundër Realit në ndeshjet miqësore të Juventusit?

Cristiano Ronaldo thuhet se duhet të presë për t’u përballur me ish-shokët e skuadrës së Real Madridit.

Futbollisti portugez është transferuar gjatë javëve të kaluar te Juventusi për 105 milionë euro.

Dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Ronaldo i është dhënë leja që mos t’i bashkëngjitet klubit italian në turit veror amerikan.


Juventusi do të përballet me Bayern Munichun në Philadelphia më 25 korrik dhe Benfican në New York më 28 korrik.

Më pas do të luajnë kundër yjeve të MLS All-Star në Atalanta para përplasjes kundër Realit në Uashington D.C më 4 gusht.

Tifozët kanë shpresuar ta shihnin Ronaldon, 33-vjeçarin të përballeshin me Los Blancos vetëm disa javë pas largimit nga Santiago Bernanbeu.

Ronaldo: Ishte një sfidë e mirë me Messin, por kurrë nuk e kam pasur rival
Lexo po ashtu Ronaldo: Ishte një sfidë e mirë me Messin, por kurrë nuk e kam pasur rival

Edhe gazeta AS ka mbështetur shkrimin e La Gazzetta dello Sport, duke këmbëngulur se portugezi kishte kërkuar që mos të përfshihet në listën e lojtarëve që do të luajnë në miqësoret e verës.

Ndryshe, Ronaldo do të paguhet 30 milionë euro në vit gjatë katër sezoneve të ardhshme të qëndrimit te kampioni italian, Juventus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori