LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo kushton 75 milionë funte

Ronaldo kushton 75 milionë funte

Cristiano Ronaldos mund t’i lejohet kalimi te Real Madridi këtë verë, pasi që trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka caktuar vlerën e lojtarit: 75 milionë funte (86 milionë euro).

“The Mirror” njofton se Ferguson dhe shefat ekonomikë të kampionit anglez mendojnë se ky është çmimi i duhur për ta shitur portugezin, kështu që në ditët e ardhshme presin një ofertë zyrtare nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Nga ana tjetër, ish-presidenti i Realit, Ramon Calderon, ka të nënshkruar një marrëveshje me Unitedin, që do të thotë se nëse Mbretërit dështojnë ta transferojnë Ronaldon këtë sezon, atëherë ata duhet t’i paguajnë Unitedit dëmshpërblim prej 26 milionë funtesh (30 milionë euro).