LAJMI I FUNDIT:

Ronado beson se Juve do të rikthejë rezultatin ndaj Atleticos, kërkon përkrahje maksimale nga tifozët

Ronado beson se Juve do të rikthejë rezultatin ndaj Atleticos, kërkon përkrahje maksimale nga tifozët
Cristiano Ronaldo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar tifozëve të Juventusit që të mbushin stadiumin në ndeshjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Spanjollët kanë fituar në ndeshjen e parë me rezultat 2-0, por portugezi beson se Zonja e Vjetër do ta rikthejë rezultatin.

“Sipas mendimit tim kjo skuadër po kalon në një sezon fantastik. Jemi në krye të ligës, 16 pikë mbi vendin e dytë dhe jemi të lumtur me atë që po bëjmë në kampionat”.


Cristiano Ronaldo gjatë ndeshjes kundër Atleticos në Wanda Metropolitano (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Kemi fituar Superkupën ndaj Milanit, tani qëllimi ynë është liga dhe gjithashtu edhe Liga e Kampionëve”, ka thënë CR7 për Juventus TV.

“Mendoj se skuadra është e mirë dhe ne besojmë. Dua t’i them tifozëve se të mendojë pozitivisht për të martën mbrëma, le të besojnë. Është e mundur, por na duhet ndihma e juaj që të bëjmë stadiumin e bukur, të gjithë së bashku”.

Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë në Serie A - Nga Donnarumma te Koulibaly, Ronaldo e Icardi
Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë në Serie A - Nga Donnarumma te Koulibaly, Ronaldo e Icardi

“Kemi nevojë për ndihmën, të gjithë ne do të bëjmë punën tonë në fushë, do tentojmë të shënojmë gola dhe të fitojmë ndeshjen. Kemi nevojë për përkrahjen tuaj, bëhuni gati për rikthim”, ka shtuar portugezi.

Pasi Napoli barazoi me Sassuolon me rezultat 1-1, diferenca mes Zonjës së Vjetër dhe Napolit është rritur në 18 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori