LAJMI I FUNDIT:

Roma shënjestron Robbenin

Roma shënjestron Robbenin

Edhe pse pjesën më ta madhe të afatit kalimtar Roma nuk ishte aktive në nerkato për shkak të vështirësive financiare, duket se Giallorossët dëshirojnë të ndërhyjnë për të fituar shërbimet e anësorit të Real Madridit, Arjen Robben.

“Corriere dello Sport” shkruan se derisa kryeqytetasit po mundohen ta bindin sulmuesin argjentinas Julio Cruz të transferohet në Olimpico, ata njëkohësisht dëshirojnë të dinë edhe për disponueshmërinë e mesfushorit holandez.

Sipas të gjitha gjasave, Roma do të tentojë ta huazojë Robbenin duke qenë se nuk mund të grumbullojnë para për blerjen e tij, por njëkohësisht problematike mbetet edhe paga e holandezit, e cila është pesë milionë euro për sezon.