LAJMI I FUNDIT:

Roli i bankave në financimin dhe ekzekutimin pagesave në tregtinë ndërkombëtare

Në botën bashkëkohore, bankat si institucione financiare, luajnë një rol shumë më rendësi në financimin dhe në ekzekutimin e pagesave në tregtinë ndërkombëtare. Financimi i tregtisë ndërkombëtare mundësohet në saje të disa metodave të cilat janë krijuar nga domosdoshmëria e kohës, më qellim të lehtësimit të qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe pagesave. Republika e Kosovës nuk mund të thuhet së nuk ka bërë diçka ne këtë drejtim sa i përket sektorit bankar, e sidomos aplikimit të instrumenteve të pagesave mirëpo që aplikimi i financimit të shumë projekteve kapitale ka mbet dhe vazhdon te mbetët një opsion për tu dëshiruar.

Në çdo transaksion të tregtisë ndërkombëtare, financimi mund të sigurohet si nga furnitori (eksportuesi), ashtu edhe nga blerësi (importuesi), apo nga një ose disa institucione financiare ose edhe nga cilido kombinim i tyre. Situata pak më ndryshe qëndron në metodat e pagesave në tregtinë ndërkombëtare të cilat kanë filluar se aplikuar më zhvillimin e industrisë bankare. Pra dy çështje janë më esence që të kuptohen, financimi i tregtisë ndërkombëtare dhe metodat e pagesave të transaksioneve në tregtinë ndërkombëtare. Duke u nisur nga kjo, financimi i tregtisë nga ana e bankave me kapital kosovare mungon shumë, pasi që bankat në Kosovë nuk janë në atë nivel që të marrin pjesë në financimin e tregtisë ndërkombëtare madje as edhe atë te brendshme për shkak të kufizimeve kapitale që kanë, ndërsa instrumentet e pagesës së transaksioneve ndërkombëtare ka kohe që janë prezentë dhe aplikohen ne sistemin bankar të vendit.


Tregtia ndërkombëtare që kryhet nga Bashkësia Ndërkombëtare është bërë gjithnjë e më e rëndësishme më kalimin e kohës. Një pritje e tillë i atribuohet globalizimit në rritje të ekonomive në botë dhe disponibilitetit (sigurimit) të financimeve të tregtisë nga ana e komunitetit ndërkombëtar bankar. Pavarësisht se bankat financojnë tregtinë vendore (në rrafshin shtetëror) roli i tyre në financimin e tregtisë ndërkombëtare është më kritik, për arsye të kompleksitetit të kësaj tregtie, gjë që në Kosovë do te dëshironim të ishte edhe më ndryshe. Pa dashur që të ndalem në konsekuencat tjera fiskale, siç mund të jenë tatimet direkte apo indirekte, akcizat apo dogana, ekzistojnë disa arsye të forta të cilat e vështirësojnë zhvillimin e tregtisë në aspektin ndërkombëtarë. Së pari, eksportuesi, mund të veje në dyshim aftësinë pagues të importuesit. Së dyti, edhe nëse importuesi është i besueshëm, qeveria mund të vendos kontrolle të tilla mbi kursin e këmbimit që pamundësojnë pagesat në favor të eksportuesit. Së treti, importuesi mund të mos besoj që eksportuesi do t’i dërgoj mallrat e porositura. Së katërti edhe nëse eksportuesi i dërgon mallrat, pengesat (barrierat) tregtare ose vonesat kohore në transportimin ndërkombëtar mund të vonojnë kohën e mbërritjes së mallrave.

Mbi të gjitha, drejtuesit financiar duhet që në mënyrë të plot ti njohin metodat që përdoren për financimin e tregtisë ndërkombëtare, më qëllim që të eksportohet apo të importohet në mënyrë të tillë, që të maksimizohet vlera e shoqërisë tregtare.

Sot numërohen numër i madhe i bankave të cilat merren më financimin e tregtisë ndërkombëtare, të cilat madje edhe janë të specializuara në zhvillimin e kësaj industrie bankare, siç është p.sh Scotibank më seli në Toronto të Kanadasë, e cila ka një shtrirje në më se 50 shtete të botës më një rrjet më shumë se 2000 filiale. Scotibank kryen një numër të konsiderueshëm të shërbimeve financiare, mirëpo që një rëndësi të madhe i ka kushtuar edhe specializimit të tregtisë ndërkombëtare duke përfshirë, financimin e bizneseve, shkëmbimeve të huaja valutore, qasje në fondet botërore financiare, ekzekutimin e pagesave etj.

Në çdo transaksion të tregtisë ndërkombëtare, burimi i financimit (kredia) mund të sigurohet si nga furnitori (eksportuesi), nga blerësi (importuesi), nga një ose disa institucione financiare siç mund të jetë p.sh Export-Import Bank në SHBA, e cila ka shtrirje pothuajse në të gjitha tregjet financiare të botës, ashtu dhe nga cilido kombinim i tyre. Furnitori mund të ketë flukse arke (likuiditet) të mjaftueshme për të financuar të gjitha ciklet e tregtisë, duke filluar që më prodhimin e produktit, derisa të kryhet pagesa nga ana bërësit, të cilën mund ta siguron nga banka në formë të mbitërheqjes se mjetëve (overdraft) apo të ngjashme. Kjo formë e kredisë quhet kredi nga furnitori. Si në rastin e furnitorit ashtu edhe në atë të blerësit, bankat në të dy anët e transaksionit, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në financimin e tregtisë.

Përgjithësisht, më qenë se tregtia ndërkombëtar gjithnjë e më tepër bëhet më komplekse por edhe më dinamike dhe më atraktive, sot nga institucionet financiare e qeveriatre, përdoren pesë metoda pagesash bazë për shlyerjen e transaksioneve ndërkombëtar, ku secila prej tyre ka një shkallë të caktuar rreziku si për eksportuesin ashtu edhe për importuesin, varësisht nga mënyra. Në vijim do të paraqesim si më poshtë format e pagesës për tregtinë ndërkombëtare: Parapagimi, Letërkredia L/C, Urdhërpagesa (kundrejt dokumenteve, ose kundrejt pranimit), Dorëzimi, Llogaria e hapur etj. Të gjitha këto forma të pagesave mund të jenë përdorur nga ana e afaristëve kosovarë, mirëpo mund të ketë edhe të atillë, të cilët nuk janë të familjarizuar më metodat e tilla të pagesave ndërkombëtare, andaj sa do pak, do të japim një kontribut në ketë drejtim.

Parapagesa, sipas kësaj metode, eksportuesi nuk i dërgon mallrat derisa blerësi të kryejë pagesën në favor të eksportuesit, pagesa kryhet zakonisht në formën e një transferte elektronike ndërkombëtare në llogarinë bankare të eksportuesit ose në formën e një urdhërpagese bankare. Kjo metodë i siguron furnitorit shkallën më të madhe të mbrojtjes dhe normalisht iu kërkohet blerësve që blejnë për here të parë, kredibiliteti i të cilëve është i panjohur, ose vendi i të cilëve është në vështirësi financiare. Kjo metode e pagesës është në zbatim nga ana e bizneseve financiare te Kosovës në raport më vendet tjera. Në praktikë në shumë shpesh kemi dëgjuar qe bizneset afariste në Kosove janë të obliguar që të japin një lloje avansi apo parapagimi, në mënyre që të ruajnë të drejtën e distribuimit por edhe të mundësisë së uljes së çmimeve në formë rabati. Parapagesa si metode e pagesës ndërkombëtare ekzekutohet para dërgimit të mallit, që nënkupton se mallrat janë në dispozicion të blerësit vetëm pasi që të jetë bërë pagesa, që si rezultat nuk mund të ketë rrezik për eksportuesin. Rreziku për importuesin varet krejtësisht nga eksportuesit për të dërguar mallrat sipas porosisë se bërë dhe kritereve të negociuara.

Letër Kredia (L/C), është një instrument që emetohet nga një bankë në emër të importuesit (blerësit) duke premtuar pagimin në favor të eksportuesit (shitësit–përfituesit), pas paraqitjes së dokumenteve të dërgimit, në përputhje më termet e vendosur. Në fakt, banka zëvendëson kredinë e saj më atë të blerësit. Kjo metodë siguron avantazhe për të dyja palët si për shitësin ashtu edhe për blerësin. Në këtë rast eksportuesi sigurohet për arkëtimin e pagesës nga banka emetuese për sa kohë ai paraqet dokumentet në përputhje me L/C. Në këto situate është e rëndësishme të ceket se banka emetuese është e detyruar të respektoj tërheqjet e fondeve sipas termave të L/C, pavarësisht nga aftësia ose vullneti i blerësit për të paguar.

Nga ana tjetër, importuesi nuk ka pse paguan asnjë shumë deri në atë moment kur është kryer dërgesa e mallit dhe paraqitja e dokumentit përkatës. L/C nuk garanton që mallrat e blera do të jenë ato të faturuara dhe të dërguara, e cila e benë akoma të varur importuesin nga ana e eksportuesit. L/C pavarësisht nga shumë faktorë si legjislacioni, distancat–largësitë, si zhvillimi ekonomik, përdoren shumë shpesh në transaksionet ndërkombëtare nga vende të ndryshme, të cilat (L/C) sigurojnë se pagesat do të bëhen. Kjo i siguron bankës se pagesa nuk do të kryhet deri në atë moment kur banka do të pranoj konfirmimin për të mirat që janë dërguar. Një ngjashmëri të madhe ka më garancionin bankar. Rreziku për eksportuesin sipas kësaj metode pagese është shumë e vogël ose aspak, në varësi të termave të kredisë, përderisa rreziku për importuesin, dërgimi i mallrave është i sigurte, por varet nga eksportuesi për dërgimin e mallrave të përshkruara në dokumente. Edhe kjo metodë e pagesës gjënë përdorim në Kosovë, mirëpo që e shprehur më tepër është për tregtinë e brendshme

Urdhërpagesat, është një premtim i pakushtëzuar që nxirret nga njëra pale, zakonisht eksportuesi, sipas së cilës udhëzon blerësin të paguaj vlerën nominale (të shkruar) të urdhërpagesës, me paraqitjen e kësaj të fundit. Urdhërpagesa paraqet kërkesën formale të eksportuesit për kryerjen e pagesës nga ana e blerësit. Ky instrument pagese i ofron më pakë siguri-mbrojtje eksportuesit se sa L/C, pasi qe bankat nuk janë të detyruara të respektojnë kryerjen e pagesave për llogari të blerësit. Me qenë se urdhërpagesat kanë një përdorim të gjerë në praktik dhe se kryhen përmes kanaleve bankare, në terminologjinë bankave këto transaksione njihen si mbledhje dokumentesh. Në ato raste kur banka nuk ja dorëzon dokumentet e dërgimit të mallit blerësit derisa blerësi të paguajë (shlyejë) urdhërpagesën, kemi të bëjmë më dokumente kundrejt pagesës. Kjo i siguron një mbrojtje eksportuesit, pasi bankat do t’i japin importuesit dokumentet e dërgimit të mallit sipas udhëzimeve të eksportuesit. Nga kjo kuptohet se blerësit nuk kanë nevojë të paguajnë për mallin deri në momentin e paraqitjes së urdhërpagesës. Në vazhdimësi të kësaj mund të nënkuptohet se koha e zakonshme për pagesë është në momentin e shitjes nga ana e blerësit, ndërsa mallrat janë në dispozicion të blerësit pas pagesës. Rreziku për eksportuesin paraqitet në atë se nëse urdhërpagesa nuk paguhet, duhet të shesë mallrat.

Në rastin kur dërgimi i mallit bëhet sipas një urdhërpagesë kohore, eksportuesi udhëzon bankën e blerësit t’i dorëzojë dokumentet e dërgimit të mallit kundrejt pranimit (nënshkrimit) të urdhërpagesës. Kjo metodë pagese shumë shpesh quhet edhe dokument kundrejt pranimi. Në këtë lloj transaksioni blerësi ka mundësin që ta marrë mallin para pagimit.

Dorëzimi, sipas kësaj metode të pagesës, eksportuesi dërgon mallrat tek importuesit, por përsëri ruan të drejtën e pronësisë mbi mallin. Importuesi ka akses në inventarin e mallit, por nuk paguan për mallin derisa ai t’i shitet një pale të tretë. Marrëveshjet e dorëzimit përdoren rrallë, për shkake të rrezikut të lartë që ato kanë, përveç rasteve të tregtisë midis filialeve më shoqërinë mëmë. Në kontekst të kësaj mund të nënkuptohet se koha e zakonshme për pagesë është në momentin e shitjes nga ana e blerësi, ndërsa mallrat janë në dispozicion të blerësit para pagesës. Rreziku për eksportuesin i lejon importuesit të shesë inventarët para pagimit të eksportuesit, përderisa për importuesit nuk ka aspak rrezik, për dallim ai përmirëson flukset e arkës se blerësit (Cash Flow). Disa nga korporatat që afrojnë në Kosove, i zbatojnë këto metoda të pagesës, me qenë se biznesin tyre e zhvillojnë edhe jashtë Kosovës.

Llogaria e hapur, e kundërta e parapagesës është transaksioni i llogarisë së hapur, sipas së cilit eksportuesi dërgon mallin dhe pret që blerësi të kryejë pagesën sipas kushteve të rëna dakord. Eksportuesi mbështetet plotësisht në kredibilitetin, integritetin (ndershmërinë) dhe reputacionin financiar të blerësit. Kjo metodë e pagesës përdoret kur shitësi dhe blerësi kanë besim reciprok dhe një eksperiencë të gjatë bashkëpunimi më njëri – tjetrin. Koha e zakonshme për pagesën e mallit kryesisht bëhet me ujdi ndërmjet palëve, përderisa mallrat në dispozicion të blerësve janë në dispozicion para pagesës. Rreziku për eksportuesit, mund të jetë i një doze të caktuar, por që kryekëput varet nga blerësi për të paguar llogarinë, siç është rënë dakord më palën kontraktuese, përderisa për importuesin rreziku është zero.

I vetëdijshëm që ka edhe forma tjera të pagesave të cilat janë përdorur apo vazhdojnë te përdorën nga komuniteti i biznesit, në Kosovë sektori bankar duhet akoma që të zhvillohet dhe tregut të Kosovës ti ofroj produkte të reja gjithnjë e më të avancuar, në mënyre që edhe tregtia e bizneseve vendore në rrafshin ndërkombëtar të jetë më lehtë dhe më e besueshme.

Në trend

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori