LAJMI I FUNDIT:

Robbenit i tregohet dera

Robbenit i tregohet dera

Real Madridi i ka thënë Arjen Robbenit që t’i shqyrtojë ofertat që vijnë në drejtim të tij, pasi që Los Blancos nuk do ta përfshijnë atë në projektin e tyre për sezonin ardhshëm.

Para ardhjes së tij në krye të Realit, presidenti Florentino Perez e kishte bërë të qartë se dëshiron ta largojë kontingjentin holandez nga Santiago Bernabeu, ndërsa drejtori gjeneral i Mbretërve, Jorge Valdano, me komentin e tij të fundit ia ka bërë të qartë Robbenit që të largohet nga Merengues.

“Do të ishte më mirë, sikur Robben t’i shqyrtonte ofertat që vijnë për të”, është cituar Valdano nga “The Guardian”.