Kryeshefi ekzekutiv në “Prishtina Parking”, Liridon Restelica ka njoftuar se gjatë kësaj jave, këtij projekti të komunës i shtohen 10 policë të cilët do të shihen në terren.
Restelica tha se nga sot një javë në të gjitha pikat postare, qytetarët do të kenë mundësinë të regjistrohen si banorë rezidentë dhe t’i marrin ngjitëset të cilat do t’i vendosin në xhamin e veturës.
“‘Prishtina Parking’ është funksionalizur 100 për qind, aktualisht jemi duke bërë vetëm trajnim profesional të stafit për ekzekutimin në terren. Kemi bërë analiza dhe kemi vlerësuar duke marrë vendim që të shkojmë me informim edhe këtë javë sepse e kemi theksuar që nuk jemi të interesuar të bëhemi kundërshtarë me qytetarët por bashkëpunëtorë të tyre. Nga sot, ‘Prishtina Parking’ i bashkëngjiten 10 policë të cilët do të bëjnë punën sekondare. Ata do të shihen në terren dhe nga sot 1 javë do të fillojmë që çdo rrugë të shkojë me pagesa. Ju njoftoj se nga sot 1 javë në të gjitha pikat postare, qytetarët do të kenë mundësi të regjistrohen si banorë rezidentë dhe t’i marrin stikerat të cilat vendosen në xhamin e veturës. Nga 1 marsi do të ekzekutohen rregullat në të gjitha lagjet e kryeqytetit”, tha Restelic në emisionin “Sytë 7”.
Ai shtoi se në bazë të një pyetësori që është hartuar, mbi 95 për qind të qytetarëve e kanë mirëpritur këtë projekt.
“‘Prishtina Parking’ iu lehtëson qytetarëve rezidentë gjetjen e parkingut”, shtoi ai.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte njoftuar se nga 13 janari do të nis zbatimi i pagesës për makinat e parkuara në rrugë.
Ahmeti ka thënë se banorët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të aplikojnë deri më 28 shkurt për të marrë kartën rezidente për parking.
Po ashtu, sipas tij, personat që nuk janë banorë të Prishtinës, për ta kufizimi vlen prej dy orësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës