LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri – qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri – qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore dhe në disa pjesë të Zvicrës dhe Austrisë, ku qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar deri më tani.

Mynihu, aeroporti i dytë më i ngarkuar i Gjermanisë, mori goditjen më të madhe. Aeroporti u detyrua të mbyllej të premten mbrëma dhe nuk pritet të rihapet deri të dielën. Rreth 760 fluturime ishin planifikuar për të shtunën, transmeton Telegrafi.


Kjo mbyllje pati efekte negative për aeroportin e Frankfurtit, qendra kryesore e Deutsche Lufthansa AG, që po përballet me “rritje të trafikut të aeroplanëve dhe pasagjerëve”, sipas një deklarate.

Në Zvicër, në aeroportin e Cyrihut janë anuluar 22 fluturime dhe 21 aterrime për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës. Për më tepër, procedurat e shkrirjes së akullit shkakuan vonesa për 40 minuta për disa fluturime.

Aeroporti i Insbrukut, në Austrinë perëndimore, tha gjithashtu se reshjet e mëdha të borës çuan në “kufizime të konsiderueshme” të operacioneve të fluturimit.

Me paralajmërimin e Zyrës Meteorologjike Gjermane për “mot të ashpër” në shtetin e Bavarisë, u prekën edhe linjat hekurudhore të Mynihut drejt qyteteve duke përfshirë Salzburgun dhe Insbrukun në Austri, Cyrihun dhe Nurembergun dhe Shtutgartin në Gjermani.

“Ne supozojmë se kufizimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës”, tha Deutsche Bahn në një deklaratë. “Ne rekomandojmë shtyrjen e udhëtimit për në Mynihu dhe nga Mynihu”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori