LAJMI I FUNDIT:

Reportazh nga “Tregu i Kafshëve” në Prishtinë – një ditë para Bajramit! (Foto)

Reportazh nga “Tregu i Kafshëve” në Prishtinë – një ditë para Bajramit! (Foto)

As të nxehtit e as agjërimi nuk e kanë ndaluar Ibrahimin nga Sfeqla që sot t’ia mësyjë ‘Tregut të kafshëve’ në Kodrën e Trimave në Prishtinë. Kjo sepse ai mendon që kjo ndoshta është ndër ditët më profitabile të vitit për “biznesin” e tij.

Në natën e Bajramit, Ibrahimi, së bashku me disa delet e tij ia kanë mësyrë ‘Tregut të kafshëve’ në ‘Kodrën e Trimave’ në Prishtinë.
l1


Ibrahimi nuk do të dëshironte që në mbrëmje të kthehej në shtëpi me to. Ai do të donte t’i shiste të gjitha.

“Sa kushton kurbani?”, e pyet një blerës Ibrahimin që kishte zënë vend në treg buzë rrugës.

“Kemi nga 80 euro, deri në 160”, i kthen shitësi, duke provuar ta bind që të ofrohet dhe të futet në pazar me të.

Por, me gjithë pritjet e tij, kKriza ekonomike ka ndikuar edhe në shitje të dhe Ibrahimi thotë që ka shitur vetëm pesë sosh deri në ora 14:00.

“Kam dal që në mëngjes. Nuk është se po ka edhe aq punë. Delet janë të mira, por blerës po ka pak. Kriza po e bën të vetën”, thotë shitësi për Telegrafin.
l2

Festa e Fitër Bajramit është nesër (e martë), ndërsa sot qytetarët e Prishtinës kanë marrë rrugë drejt ‘Tregut të Kafshëve’ në ‘Kodrën e Trimave’ për tu furnizuar me mish.

E në treg mund të gjeje çdo gjë, nga lopët, tek delet, dhi, shota, gjela të detit e pula.

Aty sot mund t’i gjeje të gjitha, por nuk mungojnë as blerësit që në këtë ditë janë më të shumtë se herëve tjera.

“Dola t’i marr dy pula fshati. Ka pula të mira këtu, dhe çmimet mendoj se janë të arsyeshme. Pagova 15 euro për një”, thotë një zonjë.
l3

Çmimet e pulave silleshin nga 1.5 euro deri në 20 euro.

Pulat, patat e gjelat e detit janë më të preferuarat e blerësve, kjo edhe për çmimin e tyre më të lirë.

Duke shëtitur në këtë treg që është i hapur gjen edhe tjerë blerës.

Agroni nga Prishtina thotë se në çdo Bajram e blen nga një dele.

“Jam duke shikuar që ta blejë një dele. Çdo bajram e blejë nga një. Çmimet janë normale sikurse Bajramin e shkuar”.
l4

Ajo çfarë të bie në sy në këtë natë Bajrami është edhe thjerra e këtyre kafshëve, por edhe e pulave që bëhet në ambient të hapur dhe pa kontroll.

Një pulë për ta therë dhe për ta bërë gati kushton nga 50 cent deri në 1 euro, ndërsa gjelat e detit e patat më shtrenjtë.

Shitësit janë të zhurmshëm si zakonisht ndërsa mundohen të bindin blerësit duke ia ofruar shpezët edhe deri te vetura që ishin buzë rrugës.

Fitër Bajrami falët nesër në mëngjes, ndërsa dreka e besimtarëve myslimanë, në këtë ditë feste është e begatuar me disa lloje të mishit. /Telegrafi/