LAJMI I FUNDIT:

Renzi me reforma konkrete

Renzi me reforma konkrete

Qeveria italiane e kryeministrit Italian Matteo Renzi, duket se nuk i ka rezistuar dot presionit politik duke hartuar kështu një dekret emergjent i cili synon të konsolidojë sektorin bankar.

Kjo reformë në sektorin bankar do të ndryshojë rregullat e votimit nga ana e aksionerëve në bankat popullore dhe kooperative. Pas mbledhjes së qeverisë italiane në lidhje me këtë çështje, Renzi deklaroi se kjo nismë do të do prekë 10 huadhënës të mëdhenj, të cilët zotërojnë asete në vlerat e mbi 8 miliardë euro, duke i detyruar ata të kthehen në shoqëri aksionere brenda 18 muajve.

Një lëvizje e tillë vjen për t`u siguruar se bankat italiane janë të gatshme për t`u përballur me sfida të ngjashme me ato të vendeve të tjera të Europës apo edhe Botës. Aksionet e bankave popullore në vend u rritën ndjeshëm gjatë kësaj jave pas zërave se qeveria ishte duke hartuar një plan të gjerë për konsolidimin e sektorit.


Kryeministri Italian, e cilësoi dekretin si historik, dhe se është i ndërgjegjshëm që do të hasë kontestime të shumta, por do të ndihmojë në tranzicionin e një sistemi i cili aktualisht prodhon shumë bankierë, dhe jo mjaftueshëm kreditim.

Reforma e re përmban gjithashtu lehtësime për klientët e bankave, duke hequr kështu taksat e larta për transferimin e parave nga një llogari. Kryeministri Italian është kritikuar shpeshherë për mungesë vizioni dhe mos aplikimin e reformave konkrete në mënyrë që ti jepet një shtysë ekonomisë.

Rregullat e votimit në bankat koorporative italiane janë parë shpeshherë si një pengesë në tërheqjen e investitorëve të rinj. /Telegrafi/