Ndryshimi i qëndrimit të Evropës ndaj marrëdhënieve ekonomike me Kinën u zyrtarizua nga kancelari gjerman Olaf Scholz, kur ftoi Bashkimin Evropian për të reduktuar varësinë e saj nga Kina.
Deklarata e tij përkoi me premtimin e Italisë për t’u tërhequr nga nisma “Një Rrugë, Një Brez”, të cilës iu bashkua në vitin 2019, duke shkaktuar bujë si i vetmi vend i G7 që i bashkohet një projekti me ndikim kinez.
Në fund të fundit, asaj i ka paraprirë një deklaratë e mëparshme nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen se nuk po ndodh një shkëputje e ekonomive evropiane nga Kina, por një “proces inteligjent i heqjes së rrezikut” në marrëdhëniet me Kinën.
Të gjitha këto qëndrime pasqyrojnë arritjet e një përpjekjeje të shumë vendeve evropiane, duke filluar nga vetë Gjermania, por edhe Italia, Britania e Madhe, Danimarka dhe Holanda, për të ndaluar përparimin kinez duke ndaluar marrjen e kompanive evropiane nga ato kineze.
Rezultati është reflektuar në uljen e shpejtë të investimeve kineze në BE dhe në Britani, të cilat gjatë vitit të kaluar ishin kufizuar në 7.9 miliardë euro, duke shënuar një rënie prej 22 për qind krahasuar me vitin 2021. Megjithatë, siç thekson Zyra e Zhvillimit Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO), kjo është një rënie marramendëse prej 77 për qind në krahasim me nivelet e vitit 2016 dhe kjo i detyrohet jo vetëm ndryshimit të qëndrimit të evropianëve, por edhe kontrolleve që Pekini ka vendosur mbi lëvizjet e kapitalit, shkruan Scan TV.
Në Samitin e G7, ministrat e Financave të shtatë ekonomive më të fuqishme të botës, do të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së kontrolleve të rrepta mbi investimet në Kinë. Problemi është, megjithatë, se jo të gjitha palët e shohin çështjen në të njëjtën mënyrë pasi një prishje e marrëdhënieve tregtare me ekonominë e dytë më të madhe në botë mund të jetë një goditje e madhe për ekonomitë me eksporte të rënda si Gjermania dhe Japonia. Washingtoni po shton presionin për veprime shumë më të ashpra të bashkërenduara kundër Kinës.
Gjermania është veçanërisht e shqetësuar për çështjen e Kinës, të cilën tani e sheh si një rival strategjik dhe është e prirur të rishikojë marrëdhëniet e saj me Pekinin. Japonia gjithashtu mbetet e kujdesshme ndaj vendosjes së kontrolleve të rrepta mbi investimet në Kinë, e shqetësuar për ndikimin e fortë që mund të ketë në tregtinë ndërkombëtare dhe ekonominë japoneze.
Ndalimet për marrjen e kompanive evropiane nga kompanitë kineze dhe për bashkimet midis kompanive kineze dhe evropiane kanë kufizuar industritë kineze në investimet e gjelbra dhe veçanërisht në elektrifikimin. Në pesë vitet e fundit, industritë kineze të baterive kanë investuar 160.1 miliardë euro në Evropë. 57 për qind e fondeve të tyre të vendosura në Evropë në vitin 2022 ishin në sektorin e investimeve të gjelbra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës