LAJMI I FUNDIT:

Reflektimi i krizës greke në Kosovë

Reflektimi i krizës greke në Kosovë

Kriza greke mund të reflektojë edhe në Kosovë dhe vende tjera të rajonit meqë Greqia deri më tani ishte pothuajse gjeneratori kryesor i ekonomisë regjionale. Kështu vlerësojnë ekspertët e ekonomisë, duke i rekomanduar institucioneve të vendit për ndërmarrjen e masave adekuate.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, tha se i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga ndikimet e krizës greke, e cila mund të reflektohen në vend.

“Ne kemi ndërmarrë masa, me qëllim që Kosova të ketë rritje ekonomike dhe që të ruhet siguria e sistemit bankar”, tha Hamza.

Në anën tjetër, ekspertë të ekonomisë thonë se edhe Kosova si vendet e rajonit do të goditet nga kriza greke. Sipas, tyre efektet e para të këtij destabiliteti financiar, do të vërehen në bilancin tregtar dhe në tërheqjen e investimeve të jashtme.


Ndryshe, borxhi publik i Greqisë e kalon shifrën e 300 miliardë eurove./lajm/telegrafi/