LAJMI I FUNDIT:

Reduktimet e rrymës arsyetohen me prishjet në rrjet

Reduktimet e rrymës arsyetohen me prishjet në rrjet

Prishtina dhe Fushë-Kosova u janë nënshtruar për dy ditë rresht reduktimeve të ashpra të energjisë elektrike. Banorët e Fushë-Kosovës kanë thënë se reduktimet përveçqë kanë zgjatur edhe nga 12 orë, ka shanse të vazhdojnë edhe për disa ditë, shkruan sot Koha Ditore.

Dafina O. ka shpjeguar se edhe gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte ka pasur reduktime, por që kanë zgjatur më pak.

“Reduktimet po duken tashmë si me qenë me plan, sepse rryma ndalet në kohë fikse, pas një ose pas dy orëve. Këto nuk e besoj që janë prishje, sepse nuk e besoj që riparimi ndodh në 11:00 të natës”, ka thënë ajo.


Por, në KEDS thonë se nuk ka reduktime të energjisë elektrike. Ata i kanë arsyetuar ndaljet, me prishjet shumë të mëdha që kanë ndodhur në rrjetin e KEDS-it. /koha/