LAJMI I FUNDIT:

Reduktime për konsumatorët që furnizohen nga Badovci

Reduktime për konsumatorët që furnizohen nga Badovci

Kompania e Ujësjellësit Rajonal (KUR), “Prishtina” ka njoftuar se ka reduktuar përpunimin e ujit për banoret e lagjeve që furnizohen me ujë të pijes nga liqeni i Badovcit.

“KUR ‘Prishtina’ njofton të gjithë konsumatorët e zonave dhe lagjeve që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Badovcit, se që nga sot në orët e hershme të mëngjesit është duke punuar me vetëm me një pompë te fabrika e trajtimit të ujit në Badovc. Konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga ky sistem, do të kenë reduktime më të theksuara të ujit, për shkak të zvogëlimit të kapaciteteve prodhuese”, ka njoftuar KUR “Prishtina”.

Sipas tyre, zvogëlimi i kapacitetit në minimum, po bëhet për të ruajtur cilësia e ujit të pijshëm. “Deri te ky zvogëlim ka ardhur si pasojë e ngritjes së nivelit të ujit në liqenin e Badovcit, me ketë rast uji në këtë liqe është turbulluar. Kanë mbet vetëm edhe 2 metra që ky liqe të arrijë kuotën maksimale”.


Zyrtarët e KUR “Prishtina”, kanë thënë se furnizimi me ujë nga liqeni i Batllaves, është gjithçka në rregull. /Telegrafi/