LAJMI I FUNDIT:

Reali kthehet kah De Rossi

Reali kthehet kah De Rossi

Real Madrid është i gatshëm të dërgojë ofertë në drejtim të mesfushorit të Romës, Daniele de Rossi.

El Mundo Deportivo shkruan se Reali është duke synuar De Rossin, pasi ka hequr dorë nga përpjekja për të angazhuar mesfushorin e Liverpoolit, Xabi Alonso.

De Rossi shihet si një opsion ideal, megjithëse italiani, i cili është në detyrë me kombëtaren e Italisë në Kupën e Konfederatave në Afrikën e Jugut, do të jetë vështirë të bindet.

“Ia kam premtuar të ardhmen dhe besnikërinë time Romës. Ekipit nga qyteti im për gjithë jetën. Jam besnik ndaj klubit dhe kurrë nuk do të largohem. Nuk shqetësohem nëse ekipet tjera interesohen për mua”, ka thënë lojtari.