LAJMI I FUNDIT:

Reali konfirmon interesimin për Riberyn

Reali konfirmon interesimin për Riberyn

Real Madridi vazhdon rrugën për epokën "Galaktikët 2", ndërkohë që drejtuesit e skuadrës po mundohen të sigurojnë edhe shërbimet e anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.

“Sky Sports” njofton se presidenti i Mbretërve, Florentino Perez, dëshiron që ta realizojë sa më shpejtë transferimin e ‘magjistarit’ francez.

“Do të ishte një kënaqësi e pamasë që ta kishim Riberyn në skuadër. Mirëpo para së gjithash duhet të bisedoj me klubin e tij aktual, Bayern Munich”, është cituar Perez nga “L’Equipe”.