LAJMI I FUNDIT:

Reali ka marrëveshje me Ribery?

Reali ka marrëveshje me Ribery?

Mediat spanjolle përcjellin lajmin se drejtuesit e Real Madridit tashmë kanë arritur marrëveshje me Frank Ribery për ta angazhuar mesfushorin në vitin 2010.

Presidenti i ri i klubit mbretëror, Florentino Perez, publikisht ka pranuar se ai e dëshiron Frank Riberyn këtë verë si pjesë të projektit të tij. Por Bayerni nuk dëshiroi të dëgjojë për shitjen e francezit dhe nuk lejoi largimin e tij.

Pas angazhimit të Xabi Alonsos, Jorge Valdano tha se nuk do të ketë përforcime të reja, por Reali megjithatë nuk do të heqë dorë nga Frank Ribery.

Sipas AS, Florentino Perez tashmë ka arritur marrëveshje me agjentin e Ribery për të transferuar francezin në vitin e ardhshëm dhe i cili raportohet se do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare me klubin spanjoll.


Reali do të ketë një detyrë shumë më të lehtë të marrë shërbimet e lojtarit në verën e ardhshme, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2011, dhe sipas artikullit 17 të FIFAs, lojtari mund ta blejë marrëveshjen për një shumë prej 16 deri 22 milionë euro.