LAJMI I FUNDIT:

Reali barazon me Bilbaon, dështon të ngushtojë diferencën me pikë ndaj Barçës si lider

Reali barazon me Bilbaon, dështon të ngushtojë diferencën me pikë ndaj Barçës si lider

Real Madridi ka barazuar pa gola ndaj Athletic Bilbaos dhe kështu nuk ka shfrytëzuar rrëshqitjen e Barcelonës (2-2 ndaj Celta Vigos).

Los Blancos ishtin skaudra më e mirë në fushë, por baskët u vendosur mirë në fazën mbrojtëse duke mos i dhënë madrielnëve hapësira të shumta.

I dëshpëruar nga rasti i lëshuar – Getty Images

Fillimisht ishte Karim Benzema që lëshoi një shans të mirë për gol në minutën e tetë, pastaj Toni Kroos me një goditje jashtë zonës në minutën e 31-të.


Rast të mirë në minutat shtesë të pjesës së parë kishte edhe Raphael Varane, por rrjeta e vendasve mbeti e paprekur.

Definitivisht fati i ka kthyer shpinën Ronaldos këtë sezon në La Liga – GettyImages

Cristiano Ronaldo provoi në minutën e 72-të me një goditje të fortë brenda zonës, por edhe një herë porta e Kepa Arrizabalaga mbeti e paprekur.

Los Blancos provuan vazhdimisht deri në fund të takimit, por nuk arritën të gjejnë rrugën drejt golit.

Vlen të theksohet se Sergio Ramos u përjashta me karton të kuq në minutën e 85-të.

Ramos, Casemiro dhe Carvajal mungojnë në ndeshjen e ardhshme – GettyImages

Pas këtij barazimi Real Madridi renditet në vendin e katër me 28 pikë, tetë më pak se Barcelona e cila prin në La Liga. Bilbao ngjitet në vendin e 15-të me 14 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane është ndaj Sevillas, kurse Athletic udhëton te Levante. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x6ayjnr

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua

Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua

Premier League
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Përfaqësueset
Kalo në kategori