LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi do ta pranojë ofertën e Arabisë Saudite për Vinicius Jr, por vetëm me një kusht

Real Madridi do ta pranojë ofertën e Arabisë Saudite për Vinicius Jr, por vetëm me një kusht

Nuk ka rëndësi se sa shumë dhe sa shpesh Vinicius Junior dhe trajneri Carlo Ancelotti e përmendin faktin se braziliani dëshiron qëndrimin tek Real Madridi, raportimet për transferimin në Arabinë Saudite nuk do të shuhen asnjëherë. 

Interesimi i tyre për Vinicius u zbulua verën e kaluar dhe pasi kampi i brazilianit mbajti bisedime me përfaqësuesit nga Arabia Saudite në gusht, kontakte të mëtejshme pati edhe në dhjetor. 

Vinicius ka insistuar se ai është i lumtur tek Real Madridi dhe dëshiron të vazhdojë të bëjë histori me klubin, ashtu siç e ka potencuar edhe Ancelotti së fundmi. 


Tekniku italian ka thënë se ka ‘informacion direkt nga Vinicius’ se ai është i etur që të qëndrojë në Spanjë. 24-vjeçari ka kontratë deri në 2027 dhe i pauzoi bisedimet e kontratës me ‘Los Blancos’ në shtator, por pritet të ulet sërish për ta diskutuar atë në verë.  

Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona
Lexo po ashtu Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Sidoqoftë, situata e kontratës së Vinicius mund t’i inkurajojë klubet arabe, atje ku Al-Ahli besohet se është klubi më i interesuar për shërbimet e tij. 

Oferta e tyre në drejtim të Real Madridit do të ishte 300 milionë euro, teksa Vinicius do përfitonte 200 milionë euro në vit për një kontratë pesë vjeçare. Kjo do të ishte kontrata e parë miliardëshe në futboll dhe kostoja totale e këtij operacioni do të ishte 1.3 miliardë euro. 

Qëndrimi i Real Madridit gjatë gjithë këtyre kohëve ka qenë i njëjti si ai i Vinicius Jr, megjithatë, Diario AS ka zbuluar se në rast se braziliani kërkon largimin, atëherë klubi do të ulej për të negociuar me Arabinë Saudite./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori