LAJMI I FUNDIT:

Reagon ashpër kreu i OBSH-së: Afrika nuk do të jetë vend për testimin e vaksinës kundër coronavirusit

Reagon ashpër kreu i OBSH-së: Afrika nuk do të jetë vend për testimin e vaksinës kundër coronavirusit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ka dënuar si “raciste” komentet e dy mjekëve francezë që sugjeruan që një vaksinë për coronavirusin mund të testohej në Afrikë.

“Afrika nuk mund dhe nuk do të jetë një vend për testimin e asnjë vaksine”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.


Ai këto komente i bëri pas sugjerimeve të disa mjekëve që u akuzuan se i trajtonin afrikanët si “derra njerëzorë”.

Njëri prej tyre më vonë kërkoi falje, transmeton BBC.

Kur u pyet për sugjerimin e mjekëve gjatë konferencës së coronavirusit të OBSH-së, Tedros u zemërua shumë duke e quajtur atë një varje nga “mentaliteti kolonial”.

“Ishte një turp, i tmerrshëm për të dëgjuar gjatë shekullit 21 nga shkencëtarët. Ne e dënojmë këtë fuqishëm dhe ju sigurojmë se kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Gjatë një debati në kanalin televiziv francez LCI, Camille Locht, drejtuese e hulumtimit në grupin e kërkimit shëndetësor Inserm, ishte duke folur për një testim vaksinash në Evropë dhe Australi.

Jean-Paul Mira, kreu i kujdesit intensiv në spitalin Cochin në Paris, tha se “a nuk duhet ta bëjmë këtë testim në Afrikë, ku nuk ka maska, asnjë trajtim?”.

“Pak a shumë sikur të bëhet diku tjetër për disa studime mbi SIDA. Në prostituta, ne provojmë gjëra, sepse e dimë se ato janë shumë të ekspozuara dhe nuk mbrojnë as veten”, shtoi ai.

Camille Locht u pajtua me këtë sugjerim duke thënë se po mendojnë për një testim paralelisht edhe në Afrikë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori