LAJMI I FUNDIT:

Rashiq merr pjesë në Seminarin për sistemin e pensioneve

Rashiq merr pjesë në Seminarin për sistemin e pensioneve

Me ftesë të Bankës Botërore, ministri i MPMS, Nenad Rashiq, po qëndron në Bruksel, ku është duke i zhvilluar punimet Seminari për Sistemin e Pensioneve në Kohën e Krizës Financiare. Seminari është organizuar nga Banka Botërore, ndërsa po marrin pjesë përfaqësues të qeverive të Evropës dhe rajonit të Azisë Qendrore (ECA).

Bazuar në një njoftim zyrtar të MPMS-së, ky seminar organizohet me qëllim të gjetjes së mundësive për tejkalimin e krizës ekonomike financiare, që ka goditur edhe sistemin e pensioneve në mbarë botën.

“Kriza ekonomike financiare ka reduktuar ndjeshëm vlerat e aseteve, me pasojë për të ardhurat e tanishme dhe të ardhshme të pensioneve. Qeveritë janë duke reaguar në mënyra të ndryshme ku janë duke i shikuar mundësitë e zbatimit të reformave si moshën e pensionimit, kontributin e normave”.

Tutje në njoftimin zyrtar thuhet se tashmë është bërë e ditur se nga kiza ekonomike globale është prekur edhe Trusti i Pensioneve të Kosovës ku vlera e përgjithshme ka rënë në dhjetëra milion euro.


“Këto shqetësime kanë ndikuar në shtrimin e shumë pyetjeve në hartimin dhe zbatimin e financimit të skemave të pensioneve”.

Objektivat e këtij seminari janë nxitja e një diskutimi të hapur nga përfaqësuesit e qeverive të vendeve pjesëmarrëse në lidhje me pensionet në kohë krize dhe potencialin social, fiskal e financiar në reformën afatshkurtër dhe afatgjatë. /Telegrafi/