LAJMI I FUNDIT:

Ranieri refuzon ofertën e Zenitit

Ranieri refuzon ofertën e Zenitit

Ish-trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka refuzuar ofertën e Zenit St Petersburgut për postin e trajnerit.

Të shtunën u spekulua se Ranieri është shumë pranë marrjes së timonit të skuadrës ruse, mirëpo tani njoftohet se italiani ka refuzuar marrëveshjen, sipas të cilës Zeniti do t’i paguante 2.5 milionë euro për sezon.

Ky refuzim nuk i konvenon Juventusit, pasi që bardhezinjtë duhet të vazhdojnë t’i japin pagë Ranierit derisa të gjejë një skuadër tjetër.