LAJMI I FUNDIT:

Ramos nuk e përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit

Ramos nuk e përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos pranon se në të ardhmen mund të bëhet edhe trajner i futbollit.

Megjithatë, mbrojtësi pranon se do të dëshironte gjithashtu të kalonte më shumë kohë me familjen kur të pensionohet.

https://www.instagram.com/p/BtcGzNRFp9R/


“Unë nuk e marr parasysh të ardhmen, por do të doja të kënaqesha me familjen time shumë më tepër. Ia kushtoj futbollit pothuajse të gjitha orët e ditës dhe kam pak kohë për familjen”.

“Unë nuk përjashtoj mundësinë që të jem trajner dhe do të dëshiroja të mbetem i lidhur me botën e futbollit kur dal në pension. Të jesh një udhëheqës dhe një kapiten është diçka e ngjashme, me gjithë respektin ndaj trajnerëve të mëdhenj që nuk kanë qenë futbollistë”, tha spanjolli.

Theksojmë se 32-vjeçari, si kapiten, ka ngritur trofe të LaLigas, Ligën e Kampionëve dhe Kupës së Botës për klube, por kurrë Kupën e Mbretit, dhe ai synon ta bëjë këtë në këtë edicion.

Kupa e Mbretit, trofeu i vetëm që Sergio Ramos nuk e ka ngritur kurrë si kapiten i Real Madridit
Lexo po ashtu Kupa e Mbretit, trofeu i vetëm që Sergio Ramos nuk e ka ngritur kurrë si kapiten i Real Madridit

Herën e fundit kur Real Madridi e fitoi këtë Kupë ishte sezonin 2013/14, ku Ramos ishte në fushë, por kapiten ishte Iker Casillas.

Ndryshe, Ramos deri më tani është paraqitur vetëm 488 herë për skuadrën e Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Liga e Kampionëve
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Boks

"Nuk është hera e parë", Pep Guardiola qesh me pretendimin e Fabio Capellos se spanjolli i ka bërë "dëm të madh futbollit"

Premier League
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori