LAJMI I FUNDIT:

Rama i quan të pavërteta gjetjet e “Reporterëve pa Kufij”: Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre

Rama i quan të pavërteta gjetjet e “Reporterëve pa Kufij”: Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre
Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas publikimit të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit nga organizata “Reporterët pa Kufij”.

Në një njoftim në Twitter, Rama i ka quajtur disa nga gjetjet në raport si të pavërteta.

“Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave e lajmeve të rreme!”, ka thënë Rama.


Reporterët pa kufij, Shqipëria renditet e fundit në rajon në raportin e lirisë së medias
Lexo po ashtu Reporterët pa kufij, Shqipëria renditet e fundit në rajon në raportin e lirisë së medias

“Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!”, shton kryeministri.

“Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!”, ka theksuar Rama.

Meta reagon pas raportit të "Reporterëve pa Kufij": Gazetarët të mos presin që lirinë e shprehjes t'ua japë politika
Lexo po ashtu Meta reagon pas raportit të "Reporterëve pa Kufij": Gazetarët të mos presin që lirinë e shprehjes t'ua japë politika

“E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin,në emër të saj!”, ka thënë kryeministri në përmbyllje të postimit të tij.

Kujtojmë se në raportin e ri të organizatës ‘Reporterët Pa kufij’ Shqipëria renditet në vendin e 103, duke humbur pikë në lirinë e medias.

Shqipëria bën pjesë në listën e shteteve ku autoritetet kanë intensifikuar ligjet kundër gazetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori