LAJMI I FUNDIT:

Meta reagon pas raportit të “Reporterëve pa Kufij”: Gazetarët të mos presin që lirinë e shprehjes t’ua japë politika

Meta reagon pas raportit të “Reporterëve pa Kufij”: Gazetarët të mos presin që lirinë e shprehjes t’ua japë politika

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot pas publikimit të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit nga organizata “Reporterët Pa Kufij”.

Në një njoftim në rrjete sociale, Presidenti Meta ka thënë se rënia me 20 vende në raportin e më të fundit të “Reporterëve pa Kufij” e ka renditur Shqipërinë të fundit – e lënë pas edhe nga vende të sapo dala nga lufta dhe ku ka patur tensione të forta sociale.


Siç thuhet në raport, “gazetarët në Shqipëri vijojnë të përballen me presione politike që u përkeqësuan në vitin 2021 nga përpjekjet për të kontrolluar informacionin gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe pandemisë Covid-19”.

“Klasa politike kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara të rregullimit të medias dhe menaxhimit të medias publike. Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që synojnë t’i diskreditojnë, si dhe kanë vështirësi në aksesin e informacionit publik”, Meta ka cituar raportin.

Reporterët pa kufij, Shqipëria renditet e fundit në rajon në raportin e lirisë së medias
Lexo po ashtu Reporterët pa kufij, Shqipëria renditet e fundit në rajon në raportin e lirisë së medias

“Në kushtet kur dhe organizatat lokale të mbrojtjes së reporterëve janë pothuajse inekzistente, pjesërisht apo tërësisht të kapura, vetë gazetarët duhet të organizohen, të kenë një qëndrim më të unifikuar, të jenë më transparentë ndaj çështjeve të pronësisë së medias dhe ndarjeve politike, por më e rëndësishmja të mos presin që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet klienteliste”, ka theksuar Presidenti.

Sipas Metës, rikthimi i lirisë së medias do t’i shërbejë jo vetëm transparencës por llogaridhënies në çdo nivel.

“Media e lirë, e pavarur dhe në shërbim të interesit më të lartë publik, është një qëllim për të cilin duhet të përpiqemi dhe të bashkëpunojmë të gjithë”, ka shtuar ai.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Meta ka vlerësuar punën dhe përpjekjet e “çdo gazetari kurajoz dhe media të pavarur në vend, për informim të drejtë dhe të paanshëm, mbështetur mbi fakte dhe prova”.

“Një media e lirë, e pavarur dhe e përgjegjshme është thelbësore për çdo demokraci funksionale dhe të qëndrueshme”, ka thënë Meta.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Roli i medias parësor në luftën kundër korrupsionit
Lexo po ashtu Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Roli i medias parësor në luftën kundër korrupsionit

Megjithatë, Presidenti ka shtuar se “kur shumica e gazetarëve vijojnë të jenë pa kontrata pune dhe sigurime të rregullta, të keq paguar, të detyruar të punojnë me orare të stërzgjatura dhe në kushte aspak dinjitoze, si dhe kur institucionet e ngarkuara për mirëfunksionimin dhe rregullimin e medias publike janë tërësisht të politizuara, atëherë auto-censura dhe censura redaktoriale janë të pashmangshme”.

“Kjo i krijon terren kontrollit dhe ndikimit politik të mediave, nëpërmjet përcaktimit të linjave editoriale dhe përhapjes së dizinformacioneve të qëllimshme, që diktohen nga burime të errëta financimi, presioni dhe shantazhi qeveritar, me qëllim final centralizim të informacionit dhe forcim të autoritarizmit”, ka sqaruar Presidenti.

“Nuk është rastësi që vit pas viti janë rritur edhe aktet e dhunës policore, ndalimet pa shkak, kërcënimet, shantazhet dhe fyerjet publike ndaj reporterëve shqiptarë. Gjuha e presionit, denigrimit, frikësimit deri dhe urrejtjes ndaj gazetarisë si profesion, gazetarit si individ apo vetë komunitetit të medias në tërësi, përbën kërcënim serioz për të gjithë shoqërinë dhe rendin demokratik”, ka thënë Meta në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori