Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe hyrjen e 50 mijë ushtarëve të NATO-s.
Në mesazhin e tij për këtë ditë, Rama në mënyrë indirekte ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me situatën aktuale në të cilën gjendet Kosova.
Kryeministri shqiptar ka thënë se sot është dita për të reflektuar dhe për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku.
“Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se Edi Rama ditë më parë ka bërë të ditur se presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz ua ka dorëzuar një draft të Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, për çfarë është kritikuar në Kosovë dhe Shqipëri.
Gjatë konferencës për media që mbajti ku njoftoj për këtë draft që i ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës, Rama gjithashtu tha se sot nuk është në pyetje fati i Albin Kurtit por i Republikës së Kosovës.
Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, është fati i Republikës së Kosovës si e tërë. Unë dua vetëm suksesin e Albin Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës, por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që nuk i vjen Kosovës nga Serbia, por i vjen nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku e humbura e madhe është Kosova. Unë nuk e sulmoj Albin Kurtin, atë e fajëson bota e tërë demokratike dhe kjo mua më shkakton vetëm keqardhje sepse nuk shoh pse duhet të ndodhi kështu. Nuk jam as për të gjykuar e aq më pak për të sulmuar Albin Kurtin”, tha Rama. /Telegrafi/
Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!
— Edi Rama (@ediramaal) June 12, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos