LAJMI I FUNDIT:

Rama konfirmon hapjen e zyrës së PE-së në Tiranë: Në 15 maj darkë me liderët e BE-së dhe një ditë më pas Samiti i NATO-s

Rama konfirmon hapjen e zyrës së PE-së në Tiranë: Në 15 maj darkë me liderët e BE-së dhe një ditë më pas Samiti i NATO-s

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale, njoftoi se më 15 maj, në Tiranë do të vijnë liderët e vendeve të Bashkimit Evropian për një darkë me të dhe më 16 maj do të mbahet samiti i madh i NATO-s, ku vijnë edhe liderët e 46 vendeve të botës.

Gjithashtu, ai tha se Parlamenti Evropian do të hapë një zyrë në Tiranë, si një “zhvillim gjeopolitik shumë i mirë në dritaren e hapur për anëtarësim”.

“Parlamenti Evropian po hap zyrën e tij në Shqipëri. Si ka mundësi, Sorosi, në Parlamentin Evropian, që vepron si diversant?! PE me hapjen e zyrës në Shqipëri konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe nga ana tjetër përcakton pa diskutim Shqipërinë si një pikë referimi në PE dhe që së shpejti do jetë anëtar i PE. BE po hap disa zyra dhe Shqipëria bëhet vendi mikpritës i zyrës së PE-së në Tiranë. Një tjetër zyrë do hapet edhe në Moldavi, në kufi me Rusinë. Ky është moment i jashtëzakonshëm dhe pozicionin tonë ndërkombëtar”, deklaroi Rama.


“Kemi filluar edhe përgatitjen për samitin e madh në Shqipëri të 16 majit. Dhe të gjithë liderët e BE-së kanë vendosur të vijnë në 15 maj për një darkë pune këtu me mua dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Pra 15 maj do të mirëpresim të gjithë liderët e BE-së dhe 16 maj do vijnë 46 liderët e botës, nga Ankaraja, Oslo, Jerevan, Baku, Kiev, Tbilisi, përveç Rusisë, e padyshim gjithë të tjerët që janë pjesë e BE-së. Kjo është Shqipëria e sotme”, shtoi kryeministri Edi Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori