LAJMI I FUNDIT:

Rakiq: Nuk do të lejojmë bashkimin e Mitrovicës

Rakiq: Nuk do të lejojmë bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i Listës Serbe dhe kryetari në dorëheqje i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq ka thënë sot se serbët nuk do të lejojë bashkimin e Mitrovicës veriore dhe jugore.

Siç raporton agjencia serbe “Beta”, Rakiq ka thënë se bashkimi i Mitrovicës, për të cilin ka folur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, “është një mbulesë për spastrimin etnik të serbëve nga qyteti i vetëm, në të cilin ata mbijetuan spastrimin etnik të vitit 1999″.

“Sulmi i fundit i Hashim Thaçit në paqen e Kosovës është i motivuar në paralajmërimin e aneksimit të Mitrovicës së Veriut, sepse kjo është ajo që është në mendjen e tij, kur flet për një lloj të bashkimit. Më shumë se 1,000 sulme që kanë kryer disa miq të Thaçit kundër serbëve në urën kryesore nga viti 1999 e deri më sot, kanë pasur për qëllim që të mos ketë serbë në veri, sikurse nuk ka në pjesën jugore të Mitrovicës”, ka thënë Rakiq, në një  deklaratë me shkrim të cilën e ka shpërndarë Lista Serbe, përcjell Telegrafi.


Ai ka shtuar se “serbët gjithmonë janë të përcaktuar për paqe dhe bashkëjetesë me të gjithë, gjë që e kanë dëshmuar me ruajtjen e karakterit multietnik të qytetit tonë, ku përveç serbëve jetojnë dhe boshnjakët, shqiptarët, romët, goranët, turqit, egjiptianët dhe shumë të tjerë”.

“Paqja nuk ka alternativë, por nuk ka alternativë as e drejta për jetë dhe liri, dhe ne do të dimë ta ruajmë me ndihmën e shtetit të Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq”, tha kryetari i Listës Serbe.

Thaçi takohet me Bahtirin: Bashkimi i Mitrovicës, proces i pandalshëm
Lexo po ashtu Thaçi takohet me Bahtirin: Bashkimi i Mitrovicës, proces i pandalshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, me ç’rast ka vlerësuar se bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm.

Ai ka thënë se tani e kanë radhën të veprojnë Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori