LAJMI I FUNDIT:

Raiffeisen International Bank, me profit prej 212 milionë euro

Raiffeisen International Bank, me profit prej 212 milionë euro

Raiffeisen International Bank-Holding AG anëtarë i Grupit RZB Raiffeisen International Bank-Holding AG Zentralbank Österreich AG (RZB) raportoi profitin e konsoliduar për vitin 2009 (pas tatimit dhe dhe shpërndarjes së fitimit) në 212 milionë euro që reprezenton një zvogëlim prej 78.4 përqind krahasuar me vitin paraprak (viti 2008: 982 milionë euro).

Profiti i Raiffeisen International ishte i influencuar në mënyrë të dukshme në neto alokimet për provizionimet nga humbja ne vlerë për 122.7përqind në 1,738 milonë euro, në krahasim me vlerën e fundvitit të 2008 që ishte 780 milionë euro. Profiti para tatimit u zvogëlua për 74.3 përqind në 368 milionë euro (viti 2008: 1,429 milionë euro), përderisa profiti pas tatimit u zvogëlua për 73.4 përqind në 287 milionë euro (viti 2008: 1,078 milionë euro).

Fitimet për aksion u zvogëluan nga 5.40 euro në 0.99 euro (viti 2008: 6.39 euro). Bordi Menaxhues do të propozojë në mbledhjen e përgjithme vjetore dividendën prej 0.20 eurosh për një aksion për vitin 2009, që do të reprezentojë një zbritje prej 78.5 përqind në krahasim me vitin paraprak. Nëse ky propozim aprovohet në këtë takim vjetor, pagesa totale e dividendës do të arrijë vlerën prej 30.9 milionë euro.

“Këto rezultate jo vetëm që ritheksojnë qëndrueshmërinë e modelit tonë të biznesit, gjithashtu tregojnë që ne arritëm që të dalim fitues karshi koncensusit të analistëve, Raiffeisen International shfrytëzoi këtë vit sfidues për të ndërmarrë një varg veprimesh që të bëjë përshtatje dhe ndryshime interne. Ne ndjejmë që jemi shumë mirë të pozicionuar në një ambient me përmirësime të indikatorëve ekonomik” tha Drejtori Ekzekutiv – Dr. Herbert Stepic.


Profiti nga aktivitetet operative shënojnë zbritje prej 8.5 përqind në krahasim me vitin e kaluar

Përkundër kthesës së hovshme ekonomike në shumicën e vendeve të Evropës Qendrore dhe Evropës Lindore, të hyrat operative të Raiffeisen International shënuan rënie në vitin 2009 për vetëm 8.5 përqind apo 191 milionë euro krahasuar me 2,056 milionë euro të shënuara në vitin paraprak.

Rritje e dukshme në provizionet për humbjet nga rënia në vlerë

Alokimet net të provizioneve për humbjet nga rënia në vlerë në vitin që raportojmë ishin gjithësejt 1,738 milionë euro the në këtë mënyrë shënuan një rritje prej 958 milionë eurove, apo 123 përqind. Kjo gjithashtu përfshin të hyrat nga shitja e kredive që përbëjnë shumën prej 13 milionë euro. Pa këto të hyra provizionet individuale janë 1,565 milionë euro. /telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori