LAJMI I FUNDIT:

Raiffeisen Bank me qendër në Albi Mall

Raiffeisen Bank me qendër në Albi Mall

Raiffeisen Bank në Kosovë, ka njoftuar të premten se ka bërë rilokimin e nëndegës së saj e cila ka qenë në Gorenje. Që nga e sot, kjo nëndegë ka filluar punën në Qendrën Tregtare Albi Mall në Veternik.

Duke pasur parasysh se kjo qendër vizitohet nga një numër i madh i konsumatorëve, Banka Raiffeisen e ka konsideruar si të nevojshme hapjen e nëndegesës atje duke iu mundësuar kështu klientëve të saj një qasje më të lehtë në produktet dhe shërbimet bankare.

Banka Raiffeisen në Kosovë ka një rrjet prej 50 degë dhe nëndegë në gjithë Kosovën. /Telegrafi/