Ky shërbim bazohet në modelet ndërkombëtare për të ofruar shërbime bankare premium për klientë të caktuar duke iu mundësuar atyre të kenë zyrtarin e tyre personal bankar, këshilla për menaxhimin e mjeteve, mundësi për investime brenda dhe jashtë Kosovës si dhe një listë të zgjeruar të shërbimeve dhe produkteve bankare sipas standardeve më të larta.
Në një ceremony solemne ku janë të ftuar klientë të bankës dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, Banka Raiffeisen në Kosovë prezanton shërbimin e ri Premium Banking.
"Që nga fillimi i punës së saj në Kosovë, Banka Raiffeisen gjithmonë ka prezantuar produkte dhe shërbime të reja në tregun kosovar duke u përpjekur kështu të plotësojë kërkesat e klientëve të saj”, tha Robert Wright, drejtor i përgjithshëm i Bankës Raiffeisen. “Shërbimi Premium Banking do ta pasurojë edhe më tutje listën e shërbimeve të bankës dhe do t’iu mundësojë klientëve të përfitojnë shërbime të veçanta bankare”, shtoi z. Wright.
Duke mos lënë anash edhe përgjegjësinë sociale ndaj rajonit ku vepron, Banka Raiffeisen me këtë rast do të ndajë një shumë prej 60,000 Euro për të mbështetur projektin e Kuzhinës Popullore i cili menaxhohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale.
Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen dhe Nenad Rasic, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe do të nënshkruajnë një kontratë tri vjeçare sipas së cilës Banka Raiffesen çdo vit do ta përkrahë projektin e Kuzhinës Popullore me nga 20 mijë Euro.
Ky projekt do të realizohet me mbështetjen financiare nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe nga donatorë të ndryshëm, duke përfshirë në këtë rast edhe Bankën Raiffeisen. Synimi i këtij projekti është që të ofrohet një shujtë e ngrohtë për individë apo familje me nevojë në qytete të ndryshme në Kosovë.
“Është gjithmonë kënaqësi e veçantë për Bankën Raiffeisen të jetë pjesë e projekteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të ndihmojë sadopak në mirëqenjën sociale të komunitetit ku vepron. Krahas aktiviteteve të suksesshme të afarizmit, banka e konsideron të nevojshme të përkrahë projektet sociale të cilat kanë një ndikim të drejpërdrejtë në jetën e qytetarëve”, tha Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen.
Banka Raiffeisen në Kosovë ka hapur degën e saj të parë për Premium Banking në Prishtinë në gusht të vitit 2009. Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2009, Banka zgjeroi shërbimin edhe në degët tjera kryesore duke mbuluar kështu gjithë territon e Kosovës. Banka Raiffeisen aktualisht iu shërben më shumë se 4.000 klientëve premium dhe qëllimi i Bankës është të rris numrin e klientëve premium në 6.000 deri në fund të vitit 2010. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur