LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci në hall me rrushin

Rahoveci në hall me rrushin

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga vjelja e rrushit në Rahovec, fermerët, por as Ministria e Bujqësisë, nuk e kanë të qartë se çka do të bëhet me atë që është grumbulluar. Se a do të mbetet për konsum individual apo shumica do të hidhet në plehra, kjo mbetet të shihet pas 7 shtatorit.

Ajo që tashmë dihet është se bodrumet për përpunimin e rrushit e kanë bërë të qartë se nuk do ta marrin asnjë kilogram rrush prej fermerëve. Përpunuesit e rrushit thonë se janë në hallë për vete, pasi i kanë të mbushura bodrumet plot me raki të pashitur që nga viti i kaluar. Statistikat tregojnë se mbi 12.5 milionë litra verë kanë mbetur pa u nxjerrë në treg.

Krejt kjo për shkak të bllokadave që ka bërë Serbia për prodhuesit kosovarë pas shpalljes së pavarësisë. Nga kjo situatë izolimi që dy vjet, prodhuesit e verës në Rahovec kanë humbur një pjesë të madhe të tregut evropian, ku eksportonin brenda vitit miliona litra verë. Ndërkohë, probleme kanë edhe me dy shtetet e tjera, Maqedoninë dhe Malin e Zi, për shkak të CEFTA-s.

Ndërkaq, për tregun e brendshëm nuk mund të llogaritet fare, pasi 95 për qind e shitjes thonë fermerët është prej eksportit, kurse vetëm 5 për qind mund t’i absorbojë tregu i Kosovës.


Kryetari i Shoqatës së vreshtarëve, Labinot Shulina, thotë se në bisedat që kanë pasur me drejtuesit e bodrumeve për përpunimin e rrushit, atyre iu është thanë se për shkak të rezervave të mëdha nuk do të grumbullohet rrushi. /Express/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori