LAJMI I FUNDIT:

Qyteti Krefeld refuzon që foshnja shqiptare të mbajë emrin “Krefelda”

Qyteti Krefeld refuzon që foshnja shqiptare të mbajë emrin “Krefelda”

Gëzimi i prindërve për gjetjen origjinale të emrit të vajzës së tyre të porsalindur “Krefelda” (sipas qytetit të lindjes, Krefeld) nuk ka zgjatur shumë.

Siç kanë njoftuar shumë media gjermane javën e kaluar dhe siç ka përcjellë edhe albinfo.ch, çifti i ri shqiptar nga Kosova kishte vendosur ta pagëzonte foshnjën me emrin e qytetit i cili e kishte pritur aq mirë familjen e re.


Por autoritetet e qytetit Krefeld kanë njoftuar se një emër i tillë nuk lejohet, bazuar në të drejtën e emrit. Për këtë arsye, zyra civile e qytetit ka hedhur poshtë këtë vendim të çiftit shqiptar. Pas këtij refuzimi, prindërit janë pajtuar me emrin e ri, Elda për foshnjën e tyre.

Foshnja me prindër nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, Krefeld. Duke ia shtuar një -a, Krefelda e kanë pagëzuar prindërit refugjatë vajzën e tyre pasi që emri i qytetit është në gjininë mashkullore. Se si do të ndjehet me këtë emër Krefelda e vogël kur të rritet, pak ka rëndësi.

Krefelda është lindur në klinikën Helios Krefeld. Në momentin e lindjes ka peshuar 4630 gramë dhe ka qenë e gjatë 53 centimetra, transmeton albinfo.ch.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Kalo në kategori