LAJMI I FUNDIT:

Qyteti francez vendosi për lëvizje drastike: Nuk ka më reklama në qytet

Qyteti francez vendosi për lëvizje drastike: Nuk ka më reklama në qytet

Qyteti në lindje të Francës, Grenoble, i njohur si qyteti i shkencëtarëve dhe studentëve, ka vendosur që hapësirat e saja publik ti pastrojë nga reklamat, ndërsa nga këto zona do të përfitojë komuniteti i gjerë.

Në periudhën janar-prill 2015, 326 zona për reklamim, duke përfshirë 64 postera të mëdha, do të hiqen nga reklamuesit e qytetit, ndërsa do të anulohen edhe të gjitha kontratat e arritura kohë më parë për reklamime në këto zona, transmeton Telegrafi.

Në vendin e reklamave do të mbillen rreth 50 pemë, konfirmon zyra e kryetarit të baskisë së Grenoble, Eric Piola, i cili është anëtar i Partisë së Gjelbër franceze. /Telegrafi/