LAJMI I FUNDIT:

Qorrolli: Lutfi Haziri po e synon kreun e LDK-së, ose postin e Presidentit

Qorrolli: Lutfi Haziri po e synon kreun e LDK-së, ose postin e Presidentit

Njohësi i zhvillimeve politike, Vigan Qorrolli, ka folur për zhvillimet në bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e koalicionit qeveritar.

Qorrolli në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se është i pashpjegueshëm fakti që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk po del me rezultat final një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Ai ka thënë se është për të ardhur keq që në fillim të gjitha partitë i kanë pranuar rezultatet e zgjedhjeve por tani kanë ndryshuar qëndrim.


Njohësi i zhvillimeve politike ka thënë se është zhvillim i mirë tendenca për një koalicion VV-LDK, por sipas tij, po shihet që në LDK ka një përçarje të brendshme, përcjell Telegrafi.

“LDK po bën disa bllokada të panevojshme, duke u kushtëzuar koalicionin qoftë me program apo emra të përveçshëm për president”.

Qorrolli thotë se Haziri po mbështet idenë që tash të hidhet në “pazar” posti i presidentit për ta marrë LDK-ja në vitin 2021.

“Nëse zoti Mustafa bëhet president në vitin 2021, atëherë zoti Haziri pretendon ta merr kreun e LDK-së. E dyta nëse zoti Mustafa nuk bëhet president për ndonjë arsye në vitin 2021 atëherë i bie që zoti Haziri do të ishte kandidat i LDK-së për president”.

Ai thotë se në LDK ka një përplasje mes “gjeneratës së vjetër” dhe “gjeneratës së re”.

Njohësi i zhvillimeve politike thotë se në këtë fazë nuk do të duhej të ishte problem çështja e presidentit.

“Nuk mund të flitet 18 muaj para se t’i skadojë Presidentit aktual mandati pasi i kemi edhe bisedimet me Serbinë dhe nuk e dimë çka do të ndodh deri atëherë. Presidenti duhet të jetë post konsensual dhe LDK nuk duhet të ketë frikë nga ndonjë emër që vjen nga zarfi”, deklaroi ndër të tjera Vigan Qorrolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori