LAJMI I FUNDIT:

QKUK-ja, thotë se nuk i ka borxhe Termokos-it

QKUK-ja, thotë se nuk i ka borxhe Termokos-it

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka sqaruar opinionin publik se të dhënat e publikuara nga ana e Termokos, ku thuhet se Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht QKUK ka borxh prej 743.000 euro, janë të pavërteta. QKUK-ja, nga vitit 2002 e tutje nuk ka borxh asnjë faturë të Termokos dhe është parapagues i rregullt.

“Shërbimi i financave në QKUK, posedon pagesat, në bazë të cilave, QKUK është 100.000 euro parapagim për këtë vit, sipas kërkesës nga Termokos. Borxhi në të cilin aludon Termokos, i takon periudhës 2000- 2002 dhe është fituar në kontest gjyqësor, në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Prishtinë”, thuhet nw komunikatwne QKUK-së

Po ashtu aty theksohet se më datën 26.04.2010, Gjykata në fjalë mori aktgjykimin përmes së cilës, refuzohet si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit Ngrohtorja e qytetit Termokos, , e cila kishte kërkuar që në emër të borxhit, t’ia paguajë shumën prej 742.649.45 euro me kamat në lartësi 3.5 në vit.

“Ju bëjmë me dije se QKUK-ja, këtyre ditëve është duke u furnizuar me ngrohje vetëm në orët e mëngjesit, furnizim ky që nuk i përmbush nevojat e pacientëve që trajtohen në QKUK. Apelojmë tek zyrtarët e Termokos, që të sigurojnë ngrohje 24-orë për QKUK, përndryshe puna në sallat operative dhe në shumë shërbime të tjera do të vështirësohet në mungesë të ngrohjes”.


QKUK-ja, nuk ka alternativë tjetër të ngrohjes, pasi që rrjeti elektrik është i ngarkuar dhe nuk përballon ngrohjen me rrymë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori