LAJMI I FUNDIT:

QKUK-ja i ndanë mirënjohje Haxhës

QKUK-ja i ndanë mirënjohje Haxhës

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha është nderuar të enjten me një mirënjohje të veçantë falënderimi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), për kontributin e pamohueshëm, përkrahjen dhe ndihmën e dhënë Klinikës së Ortopedisë.

Kjo mirënjohje për Hxhën është për donacionin e dhuruar në vlerë prej 7000 euro Klinikës së Ortopedisë.

Avni Xhafa, ortoped në emër të drejtorit të kësaj Klinike tha se ndihma e dhuruar, ka lehtësuar jashtëzakonisht shumë punën në sallat operative të Klinikës Ortopedike, për faktin se kemi arritur të sigurojmë pajisje të domosdoshme.

Sipas tij sallat operative të Klinikës Ortopedike kanë qenë dhe janë pranë kolapsit në mungesë të materialit dhe pajisjeve, të cilat janë vjetruara, gjë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në efikasitet.


Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së tha se kjo është një ndihmë që u lehtëson punën mantelbardhëve për të shpëtuar jetë njerëzish në misionin e tyre të shenjtë. /Telegrafi/