LAJMI I FUNDIT:

Qipro, vidhet trupi i ish-presidentit

Qipro, vidhet trupi i ish-presidentit

Një grup hajdutesh kanë vjedhur trupin e pajetë të Tasos Papadopoulos, ish-president i Republikës së Qipros.

Trupi i Papadopoulos është nxjerre nga varri gjatë orëve të natës, bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Marios Garoyan, lider i qendrës së djathte, dënoi aktin, të cilin e cilësoi si një “krim te urryer dhe të tmerrshëm”.

Papadopoulos vdiq vitin e kaluar në moshën 74 vjecare për shkak të kancerit. Vjedhja e trupit te tij nga varrezat e fshatit Deftera u zbulua një dite para përvjetorit të vdekjes së tij. /tch/