LAJMI I FUNDIT:

Mihal Grameno e luftëtarët e Çerçiz Topullit kishin parë UFO-t e para në Shqipëri!?

Mihal Grameno e luftëtarët e Çerçiz Topullit kishin parë UFO-t e para në Shqipëri!?

I pari dokumentim për vizitën e UFO-ve në Shqipëri mbetet ditari i Mihal Gramenos. Në shkrimet e publicistit, shkrimtarit dhe veprimtarit patriotik, më 1907 thuhet: “Një natë, teksa luftëtarët e Çerçizit (Topullit) kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk”.

Kjo u tha në librin e tij “Kryengritja shqiptare, kujtime luftarake rreth çetës së Çerçiz Topullit”. Në ato aeroplanët në atë kohë ishin në fazat e para, pra nuk ka mundësi të ketë qenë i tillë. Gjithashtu, nuk mund të ketë qenë as meteor dhe as kometë, pasi dihet se ato nuk qëndrojnë pezull në ajër por bien menjëherë.

Më poshtë mund të hasni edhe raportime tjera të tilla në Shqipëri.


Në vitin 1933, në një listë të raporteve jonormale drejtuar Prefekturës së Milanos, përmendet se në datën 8 korrik 1933 në qiellin e Vlorës dy aeroplan ndryshojnë drejtim në mënyrë jonormale për teknologjinë e kohës.

Në një raport të FBI-së më 18 Korrik 1947, shkruhet se “disqet janë vërejtur në Mexico City, New Orleans, Philadelphia, New York, Boston, Newfoundland, Paris, Milano, Bolonjë, Jugosllavi dhe gjithashtu edhe në Shqipëri.”

Në Tepelenë, në janar 1963, banorët e fshatit Kallamishtëz në zonën e Kurveleshit, rrëfejnë se panë një objekt të shndritshëm në qiell, por autoritetet asnjëherë nuk pranuan se bëhej fjalë për një objekt të paidentifikuar!

Në Cërrik, më 12 korrik 1993, në orën 20:00, u shfaq një objekt fluturues i ndriçuar. Sipas dëshmive okulare, objekti bënte lëvizje të shpeshta e të befasishme. Lajmi se një UFO po fluturonte u përhap me shpejtësi në qytet. U lajmëruan edhe forcat e rendit të cilat u përpoqën të kufizonin përhapjen e panikut mes popullsisë. Sipas dëshmive të banorëve, objekti i ndriçuar u zhduk nga qielli rreth orës 22:00.

Në Roskovec të Fierit, më 4 Maj 2006, shumë banorë dëshmojnë zbriti një objekt i paidentifikuar. Janë tre rrathë të zinj të fotografuar që sipas banorëve ishin të nxehtë. Një ditë më pas banorët thanë se në asfalt kishte gjurmë të tyre.

Në Elbasan, më 24 dhjetor 2008, katër gjahtarë dëshmuan se u përballën me një disk fluturues mbrëmjen e së enjtes, para Krishtlindjeve më 2008. Sipas tyre, në orën 20.30 të mbrëmjes, në një fshat rreth 30 kilometra larg qytetit të Elbasanit, kanë parë një gjë të jashtëzakonshme. “Ishte si një verbim drite e fortë ngjyrë blu dhe një dritë vertikale e kuqe”, ka rrëfyer Muharrem Kaçuli, njëri prej katër gjahtarëve.

Ndërkaq, në Tiranë, më 7 gusht 2010, shumë dëshmitarë në Tiranë raportojnë se panë në qiell tre drita lëvizëse.

“Pasdite në Top Channel” përcolli edhe rrëfimin e Resmie Lulos, i cili përkonte me këtë ngjarje. Djali i saj, gjithashtu dëshmitar i ngjarjes, dha edhe një video amatore ku tregoheshin tri pika lëvizëse në qiell, të cilat pas një spektakli disa minutësh u zhdukën duke u përhapur në drejtime të ndryshme.

Në trend Fun

Më shumë
Ndalet për të blerë një pije energjike, por përfundon duke blerë një biletë 'gërvisht dhe fito' - amerikani fiton 1 milion dollarë në lotari

Ndalet për të blerë një pije energjike, por përfundon duke blerë një biletë 'gërvisht dhe fito' - amerikani fiton 1 milion dollarë në lotari

Fun
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Interesante
Lufta për territor, krokodili në “betejë” me peshkaqenët në një plazh në Australi

Lufta për territor, krokodili në “betejë” me peshkaqenët në një plazh në Australi

Interesante
I kishte paguar aksidentalisht faturën e energjisë fqinjit të tij për 18 vjet, burri nga Kalifornia ndan historinë

I kishte paguar aksidentalisht faturën e energjisë fqinjit të tij për 18 vjet, burri nga Kalifornia ndan historinë

Interesante
Ëndrra

Ëndrra

Provimi

Provimi

Kalo në kategori