LAJMI I FUNDIT:

Qeveria, termocentrali me qymyr është i pastër

Qeveria, termocentrali me qymyr është i pastër

Kush kundërshton është antiglobalist i paguar nga mafia.

Qeveria shqiptare u angazhua gjatë dy ditëve të fundit të mbrojë planin e vet për të lejuar një kompani italiane të ndërtojë një megatermocentral elektrik me qymyr në Shqipëri, duke sulmuar opozitën dhe duke akuzuar këdo që e kundërshton një ide të tillë si "antiglobalist të paguar nga mafia".

Kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e miratimit të projektit për park energjetik në Porto Romano, se nuk ka paragjykime për lëndën që do të përdoret për ndërtimin e termocentralit, por që gjithsesi TEC-i, qoftë edhe me qymyr, duhet të respektojë ambientin.

Dje, zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, argumentoi se TEC me qymyr ka në shumë vende të Europës, dhe për më tepër në shumë prej këtyre vendeve po ndërtohen të rinj.


"Edhe nëse do të ketë një TEC për t‘u ndërtuar në këtë park, ju sigurojmë se ai do të ndërtohet brenda të gjitha parametrave mjedisore që kërkon BE, dhe që aplikohen sot nga të gjithë fqinjët tanë si Italia, Greqia etj.", tha Bozdo, i cili i shoqëroi shpjegimet për parkun energjetik me akuza kundër kreut të opozitës.

"Efekti i ndërtimit të një TEC-i është një kontribuues i papërfillshëm në krahasim me masakrën urbane, të pakthyeshme, me të cilën është përballur Tirana", tha Bozdo.

Projekti i termocentralit me qymyr në Porto Romano është hartuar nga kompania italiane ENEL, e cila synon të zhvendosë në Shqipëri një projekt që nuk u lejua ta realizojë në Itali për shkak të shqetësimeve ambientale. Shqipëria ka nevojë për 500-700 MW termocentrale për të zgjidhur krizën e vet energjetike, por projekti italian është tri herë më i madh.

Termocentralet me qymyr prodhojnë energji elektrike me kosto më të ulët dhe me ndotje më të madhe. Shumë vende parapëlqejnë t‘i mbajnë në punë këto termocentrale, për shkak se besojnë që ndotja ambientale kompensohet nga kostoja e ulët e energjisë (rreth 20-25 euro për MW).

Por në rastin e Shqipërisë situata është ndryshe, për shkak se vendi ynë duket se do të blejë energji me çmim tregu dhe do të mbajë për vete edhe ndotjen e energjisë që do të shitet në tregun italian. Si zakonisht, Kryeministri Berisha nuk dha ndonjë detaj konkret mbi të ashtuquajturën "mafia antiglobaliste". Akuza të tilla ndaj kundërshtarëve politikë i ka cilësuar po vetë si "gjuhë fushate

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori