LAJMI I FUNDIT:

Qeveria siguron mjetet për subvencionet e bujqve

Qeveria siguron mjetet për subvencionet  e bujqve

Qeveria në largim e Kosovës ka marr vendime të reja për rialokimin e disa mjeteve financiare për ministri të caktuara.

Pika e parë që mori aprovimin e kabinetit qeveritar ishte Vendimi për kursimin dhe ndarjen e mjeteve financiare, në shumë prej 26,164,917 euro, në pajtim me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014, që ka të bëjë me organizatat buxhetore, ndarjen e mjeteve financiare buxhetore, rregullimet e brendshme si dhe transferet në mes të organizatave buxhetore për vitin 2014 me qëllim të ngritjes së efikasitetit në ekzekutimin e buxhetit dhe përmbylljes së vitit fiskal 2014.

“Mjetet e ndara janë si vijon: 21,000,000 euro, kalojnë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për mbulimin e vendimit për rritje të pensioneve; për Universitetin e Prishtinës janë ndarë 2,354,917 euro për paga; shuma prej 2,000,000 euro për shpenzimet e parashikuara, kategoria ekonomike – rezervat, në Ministrinë e Administratës Publike shuma prej 1, 425,996 euro për të mbuluar obligimet për licenca, si dhe rregullimet për Ministrinë e Bujqësisë 3,500,000 euro për të mbuluar obligimet ndaj bujqve për subvencionim. Në tërësi të gjitha këto rregullime, ndarje të reja, rregullime të brendshme, përfshijnë shumën prej 31,240,913 euro”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. /Telegrafi/