LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare nuk heq dorë nga amnistia fiskale, parashikon ecuri pozitive të ekonomisë

Qeveria shqiptare nuk heq dorë nga amnistia fiskale, parashikon ecuri pozitive të ekonomisë

Amnistia fiskale dhe penale që synon legalizimin e të ardhurave të emigrantëve nuk do të legalizojë çdo burim, deklaroi ministrja shqiptare e Financave Delina Ibrahimaj gjatë konferencës për ecurinë e ekonomisë, ndërsa shtoi se gjatë tremujorit të tretë pritet ecuri më e përshpejtuar pozitive e ekonomisë.

“Nga pyetësori i popullatës, mbi 60 për qind e popullatës u shpreh se ishte pro amnistisë fiskale dhe penale me qëllim legalizimin e të ardhurave të emigrantëve. Ky ligj vepron brenda kufijve të Shqipërisë dhe do të aplikohet për qytetarët shqiptarë. Sa i përket nëse do të legalizojë çdo burim, nuk mund të ketë legalizime të një ndërtimi të paligjshëm. Ka filluar si proces shumë kohë përpara se të merreshin nismat ligjore”, tha Ibrahimaj.

“Kemi pasur një rritje në sektorin e ndërtimit. Në 8 mujor kemi pasur një rritje me 15 për qind në sektorin e ndërtimit, ndërsa sektori i prodhimit me 25 për qind në nivel qarkullimi. Sektori i shërbimeve 13 për qind. Sektori i transporti 35 për qind deh sektori i tregtisë 29 për qind”, ka theksuar ministrja.


“Sa i përket turizmit, kemi pasur një rritje të qarkullimit të turizmit me 30% për periudhën qershor-gusht, 13.4 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Pritshmëria pozitive për tremujorin e tretë lidhet gjithashtu dhe me numrin e bizneseve që kemi të regjistruara”, ka thënë Ibrahimaj.

“Në muajin gusht stoku i bizneseve të regjistruar sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit është 126,111 biznese, rreth 4.9 për qind më i lart se gushti i 2021. Si nivel biznesesh të reja këtë vit kemi një rritje prej 10.2 për qind. Ka një rënie të bizneseve të pezulluara, me 7.6 për qind”, ka shtuar Ibrahimaj.

“Nëse do të shohim treguesit e tregtisë së jashtme kemi pasur një rritje të importeve dhe eksporteve në vlerë. Importet janë rritur me 25 për qind. Rritje importeve në vëllim dhe në vlerë. Reflektimi i rënies është i lidhur me uljen e kërkesës për shkak të çmimeve shumë të larta. Sa i përket sektorëve që janë lidhur me aktivitetin prodhues në vend, kryesisht ekspertët e manifakturës kanë pësuar një rritje në vlerë dhe në vëllim”, tha ministrja.

“Ka qenë një vit i thatë kemi importuar energji. Tani importimi i energjisë ka ardhur në rënie. Të ardhurat janë 15.9 për qind më shumë. Sa i takon shpenzimeve qeveritare në 8 muaj, kemi pasur shpenzime 1.4 për qind më të lartë. Në bazë të informacioneve ne mendojmë se 3 mujori i tretë i vitit do të ketë një ecuri të përshpejtuar të rritjes ekonomike në krahasim me tre mujorin e dytë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, njëra e bllokuar për qytetarët me pasaporta të Kosovës

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, njëra e bllokuar për qytetarët me pasaporta të Kosovës

Lajme
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Policia e Shtetit i del në ndihmë një turisti ukrainas në Borsh, kishte shkuar larg duke notuar

Policia e Shtetit i del në ndihmë një turisti ukrainas në Borsh, kishte shkuar larg duke notuar

Lajme
“Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

“Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Kalo në kategori