LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare do të rishikojë taksat për automjetet dhe mallrat nga Kosova

Qeveria shqiptare do të rishikojë taksat për automjetet dhe mallrat nga Kosova

Qeveria shqiptare do të rishikojë të gjitha taksat dhe tarifat doganore për mallrat dhe automjetet që vijnë nga Kosova drejt territorit tonë.

Ky lajm bëhet i ditur nga burime të Ministrisë së Financave, sipas të cilave qeveria është duke studiuar edhe një herë normën e tarifave të taksave në pikat kufitare me Kosovën, me qëllim lehtësimin e tyre.

Sipas të njëjtave burime, një veprim i tillë ka për qëllim stimulimin e shtimit të fluksit të mallrave dhe mjeteve drejt Shqipërisë dhe anasjelltas. Një lëvizje të tillë në marrëdhëniet ekonomike me Kosovën, qeveria po e ndërmerr edhe prej nisjes së sezonin turistik, nga ku pritet fluksi më i madh i pushuesve drejt brigjeve tona.

Në Kosovë aktualisht numërohen rreth 130 mijë makina, dhe çdo vit në këtë vend hyjnë rreth 10 mijë makina të përdorura që blihen kryesisht në Gjermani. Për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve në një pjesë të Kroacisë dhe në Malin e Zi, kalimi nga Shqipëria mund të bëhet rruga më e rehatshme për në Kosovë.


Për makinat e benzinës, taksat doganore fillojnë nga 130 mijë lekë, ndërsa për ato të naftës nuk ka më lirë se 160 mijë lekë. Taksat doganore në Shqipëri janë pothuajse zero, por importuesit paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar si dhe taksa të tjera, në rastin e makinave, të ashtuquajturën "taksë ndotjeje".

Ata që kalojnë mallra transit paguajnë një tarifë minimale zyrtare, por duhet ta garantojnë faktin se do të dalin nga Republika e Shqipërisë përmes agjencive, të cilat në këto raste rrisin koston e përdorimit të Shqipërisë si korridor rajonal. Agjencionet e shpendicionit per kalim ne Shqiperi ju marrin qytetareve nga 150 euro per automjet. /albania/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Kalo në kategori