LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare, betejë me shifrat

Qeveria shqiptare, betejë me shifrat

Parashikimet e kryeministrit bazohen vetëm në vlerësimet e qeverisë së tij të cilat ndryshojnë jo pak me ato të institucioneve më të specializuara botërore në këtë fushë- njofton Top-Channel.

Për Fondin Monetar Ndërkombëtar, institucioni më prestigjioz në analizat ekonomike në botë, Shqipëria vendi me rritjen më të lartë në Evropë, është histori e se shkuarës. FMN tha këtë muaj se ekonomia shqiptare do të rritet me 2.6 për qind, kur rritja mesatare e rajonit sipas saj do të jetë 3.2 për qind, çka do të thotë se ka disa vende me rritje me te lartë se Shqipëria.

Qeveria pretendon se rritja do te jete 4.1 për qind në vitin 2010 por me shifrat e FMN-së Shqipëria jo vetëm që nuk është më vendi me rritjen më të lartë në rajon, por ekonomia po ecën më ngadalë edhe se sa mesatarja në tërësi e Evropës Qendrore dhe asaj lindore. Vetë institucioni i certifikuar zyrtar për shifrat, Instituti i Statistikave për tremujorin e parë të vitit tha se rritja ekonomike ishte vetëm 2 për qind dy herë më pak nga varianti vjetor i qeverisë.

Edhe Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia ka ecur më të njëjtin ritëm të ngadaltë si në tremujorin e parë edhe gjatë tremujorit të dytë. Por përtej parashikimeve optimiste apo jo, qytetaret shqiptare vuajnë statusin e ekonomisë së tyre që edhe kur kishte rritjen 6 për qind, pasuria e tyre dyfishohej vetëm njëherë në 12 vjet. Me rritje ekonomike më të vogël të goditur nga kriza, të ardhurat e shqiptareve mund të dyfishohen vetëm pas 20 vitesh. Sot të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë mbi 7 herë më të ulëta se sa mesatarja e BE-së. /TCH/