LAJMI I FUNDIT:

Qeveria po keqpërdor paranë publike

Qeveria po keqpërdor paranë publike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vazhduar me kritikat ndaj Qeverisë kësaj hera për raportin e auditorit për vitin 2009. Deputeti dhe anëtari i kryesisë së AAK-së, Haki Shatri në një konferencë për media tha se raporti i Auditorit për vitin 2009, pasqyron një gjendje tepër të rëndë dhe brengosëse për procedurat e planifikimit, shpenzimit dhe mbikëqyrjes së parasë publike.

Sipas ish-ministrit të MEF-it Haki Shatri, të hyrat e realizuara nga Administrata Tatimore e Kosovës, sipas auditorit janë 10 për qind më të ulëta se në vitin 2008. Rreth 90 milionë euro borxhe të vjetra i takojnë periudhës kohore prej 6 vjetësh, borxh ky i cili sipas rregullores në fuqi do të duhej të shlyhej.

“Dukuria e shpenzimeve të larta në fund të vitit nuk është eliminuar, por përkundrazi është rritur. Pagat dhe mëditjet në disa raste janë kryer nga vija buxhetore e Mallra dhe Shërbime, që është e kundërligjshme. Ri-alokimet, shumicën e rasteve janë bërë jashtë procedurave ligjore”, tha Shatri.
Ndërkaq sa i menaxhimit financiar, sipas Shatrit planifikimi dhe ekzekutimi i buxhetit përcillet me dobësi të theksuara, sidomos tek investimet kapitale. Ri-destinimi i mjeteve bëhet me qëllim të shmangies nga suficiti dhe është i shprehur në fund të vitit.

Po ashtu në këtë raport sipas tij, sistemi i prokurimit nuk funksionon si duhet edhe për sa i përket transparencës dhe konkurrencës.


Shatrit tha se tek Ndërmarrjet Publike të gjeturat e auditorit, tregojnë se nuk ka monitorim efektiv nga qeveria. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Kalo në kategori