LAJMI I FUNDIT:

Qeveria në Shqipëri vendos privatizimin e Alb-Petrol

Qeveria në Shqipëri vendos privatizimin e Alb-Petrol

Kompania shtetërore e naftës në Shqipëri Albpetrol do të privatizohet. Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Dritan Prifti ka deklaruar gjatë një konference për shtyp se kanë filluar dhe kontaktet me konsulentët ndërkombëtarë për këtë proces.

“Nuk është vendosur ende nëse do të jetë në formë konçesioni apo tërësisht privatizim. Kemi marrë në analizë situatën ekonomike të kompanisë dhe nuk jemi të kënaqur”, ka pohuar Prifti
Ai po ashtu ka deklaruar se, synohet që ky proces të përfundojë në një kohë sa më të shkurtër.

“Do të shtojmë kompani nga vende të ndryshme dhe do të jemi shumë të kujdesshëm për të mos larguar nga puna njerëz”.

Nga të dhënat Albpetrol zotëron afërsisht rreth 20% të puseve të naftës në vend, ndërkohë ndër synimet kryesore të qeverisë mbetet edhe privatizmi i pjesës së mbetur të Albtelekom në varësi të shtetit.


Ndërkohë, zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë thanë se gjatë viteve në vijim do të ketë edhe një seri privatizimesh të tjera të aseteve shtetërore /klan/