LAJMI I FUNDIT:

Qeveria gjermane ndanë 42 milionë euro

Qeveria gjermane ndanë 42 milionë euro

Gjermania është zotuar për shumën prej 100 milionë për vitin 2008-09 dhe zotimi i sivjetshëm është 42 milionë euro, që e plotëson këtë shifër. Nga 100 milione eurot e ndara, 56 milionë janë dhënë në formën e grandit nga Qeveria gjermane për Republikën e Kosovës, ndërsa pjesa tjetër është dhënë në si një kredi e butë me kushte të lehta.

Pas dy ditë negociatash është arritur nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit ekonomik mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë.

Me rastin e këtij nënshkrimi, nga të dyja palët është premtuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje. Qeveria gjermane këtë herë ka ndarë një shumë prej 42 milionë euro për investuar në infrastrukturë publike, energjetikë, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, promovimin e punësimit, administratë, edhe publike dhe arsim.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ka thënë se me këtë konfirmohet edhe për të shumtën herë se shteti gjerman është mik i vërtet i popullit të Kosovës, i shtetit të ri të Kosovës. Ai ka shprehur zotimin se do të bëhet gjithçka që bashkërisht të ndërtohet ëndrra e kosovarëve për një shtet të zhvilluar dhe të integruar në Unionin Evropian.


Nga ana tjetër ambasadori i gjerman në Kosovë, Hans Dieter Steinbach ka thënë se ka qenë një vit i rëndësishëm që nga nënshkrimi marrëveshjes vitin e kaluar. Sipas tij shumë gjëra janë arritur dhe shumë të tjera janë duke u arritur në Kosovë. Ambasadori ka theksuar se në 12 muajt e fundit ka pasur partner shumë të rëndësishëm që kanë zbatuar marrëveshjen, e cila është nënshkruar vitin e kaluar dhe ka premtuar ndihmë edhe më tutje për Kosovën.

Ndërsa Friederich Kitschelt, nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ka thënë se është përfunduar bashkëpunimi midis dy qeverive dhe me këto bisedime konfirmohet zotimi e mëtejshëm i Qeverisë gjermane për zbatimin e marrëveshjes që u nënshkrua sot. /Telegrafi/