LAJMI I FUNDIT:

Qeveria dhe PTK financojnë ndërtimin e 45 shtëpive

Qeveria dhe PTK financojnë ndërtimin e 45 shtëpive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeshefi ekzekutiv i Postë Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, kanë nënshkruar sot një Marrëveshje të mirëkuptimit për ndërtimin e 45 shtëpive për kategoritë e shoqërisë në gjendje të rëndë sociale.

Me këtë rast Kryeministri Thaçi është shprehur se marrëveshja e nënshkruar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe PTK-së përfshin përfundimin e një projekti për ndërtimin e 45 shtëpive për kategoritë e rrezikuara të shoqërisë kosovare, shtëpi për kategoritë pastrehë, për invalidët dhe veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, familje me gjendje të rëndë sociale, familje të viktimave të luftës dhe për familjet e minoriteteve.

“Ne do të vazhdojmë në mënyrë të pakursyer, të ndihmojmë në këtë drejtim brenda mundësive dhe kapaciteteve që kemi si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe PTK”.

Ndërkaq Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha u shpreh se në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, PTK-ja më në fund ofron një ndihmë prej afër gjysmë milion euro për ndërtimin e 45 shtëpive.


“Këto shtëpi, kryesisht do të jenë për familje të rrezikuara. Shpresojmë që të mos ketë familje të tilla në të ardhmen, por ne do të bëjmë çmos që t’i zbusim këto gjendje të vështira”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori